Zaptuan hapësirën publike në plazhin e Gjipesë, nën hetim 4 persona në Himarë! Sekuestrohen 190 shezlongë dhe 95 çadra

Katër persona janë vënë nën hetim nga policia, pasi kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme në plazhin e Gjipesë.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dhërmi dhe Komisariatit të Policisë Himarë në bashkëpunim dhe me Policinë Bashkiake Himarë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Plazh i lirë", i nisur dhe i finalizuar më herët, në Himarë, Borsh e Ksamil,  me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe, kanë organizuar dhe finalizuar fazën e katër të këtij operacioni  duke ushtruar kontrolle në pazhin e Gjipesë, Himarë.

Gjatë fazës së katërt të këtij operacioni, në Gjipe, janë sekuestruar 95 çadra dhe 190 shezlongë, që ishin vendosur në mënyrë të paligjshme.  

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

L. Z. banuese në Vlorë, Ll. Sh., banues në Himarë, B. Sh, banues në Himarë dhe G. S., banues ne Tiranë, pasi secili prej tyre në pjesën e plazhit të Gjipesë, që kishin në pëdorim kishin vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e organeve kompetente dhe si rrjedhojë fshihnin të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Operacioni “Plazh i lirë” vijon.

Lajmi në përditësim...

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 22/07/2023 13:18

    E tmerrshme nuk lan cop plazhi pa shazllon vetem ne Shqiperi ndodh keshtu.Lereni natyren si e ka krijuar zoti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'