Zarf me një plumb brenda...Kërcënohet ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini

Zarf me një plumb brenda...Kërcënohet ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini

Kërcënohet ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini. Një zarf anonim me një plumb brenda i është adresuar Salvinit, zëvendës/kryeministër i qeverisë Conte. Zarfi u zbulua nga Qendra postare në Romë dhe u sekuestrua nga oficerët e policisë, ndërsa mediat italiane raportojnë lajmin duke cituar burime nga Ministria e Brendshme.

Paketa ishte e dyshimtë, për shkak se nuk kishte vulë postale dhe as një dërgues. Pas sekuestrimit nga Policia Shkencore, brenda tij është gjetur vetëm plumbi e asnjë mesazh apo simbol tjetër kërcënues.

"Nuk më frikësojnë, unë nuk do të ndalem", ka komentuar ministri i Brendshëm Matteo Salvini.

"Më shumë se sa një politikë shpesh herë hipokrite preferoj solidaritetin e miliona italianëve të mirë që shprehen me votën e tyre të së dielës”, tha Salvini.

Në ditët e fundit, dy zarfa me plumba ju dorëzuan kryebashkiakut të Torinos, Chiara Appendino. Sot, më 21 maj, u vunë në shënjestër edhe magjistratët e qytetit të Sajovës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja