Kur Kadri Veseli u shfaq para publikut të dielën e kaluar për të shpallur fitoren e PDK-së në garën elektorale, pasi që gjatë fushatës kishte qëndruar “i fshehur” e, sidomos, duke e ditur të kaluarën e tij në krye të një organizate ilegale, dukej sikur zgjedhjet nacionale po i fitonte dikush nga nëntoka.
Për fat të keq, përngjasimi nuk është vetëm mashtrim optik, sepse paralelisht me fushatën zgjedhore qenë bërë publike raportet e inteligjencës së NATO-s, sipas të cilave shumë nga kandidatët e kësaj partie, portretet e të cilëve na buzëqeshnin nga bilborde rrugëve të qytetit, një ditë fare lehtë mund të shihen edhe në fletëndjekjet policore.
Do të duhej të quhej paradoks fakti që një parti e tillë të fitojë të drejtën për të drejtuar një shtet, por, për fat të keq, kjo në rrethanat kosovare vetëm sa e konfirmon rregullin se një parti e këtij lloji mbahet në pushtet pasi që ka mbështetjen e sigurt të një pjese të popullatës me të cilën ka marrëdhënie klienteliste, dhe e cila e ka zaptuar shtetin dhe të gjitha potencialet e resurset shtetërore i ka vënë në shërbim të saj.
Paradoksin e vërtetë duhet kërkuar gjetiu, te veprimet e partive të opozitës, të cilat u sollën si në një shtet “normal”, duke harruar faktin se në një shtet të zaptuar prioritet mbi prioritete është kthimi i rendit demokratik. Ato pranuan garën e pabarabartë me medie publike të zaptuara nga partia në pushtet, lejuan që kryeministri ta shfrytëzojë buxhetin e shtetit si thesar partiak dhe, ç'është më e keqja, nuk u bënë bashkë. Sikur, për shembull, LDK-ja të hynte në koalicion parazgjedhor vetëm me një parti sado të vogël, pushteti i SHIK-ut tashmë do të ishte e kaluar.
Në qoftë se prioritetin e parë nuk ia arritën ta përcaktojnë partitë opozitare, këtë do të mund ta bënte elektorati i përcaktuar për opozitën, duke votuar për partinë opozitare e cila kishte gjasa të vërteta që ta rrëzojë pushtetin me nam të keq. As kjo nuk ndodhi, duke u bërë kështu një dëshmi e hidhur se, për fat të keq, jo se elektorati kosovar nuk është i zgjuar, por se edhe partitë tjera pak a shumë kanë marrëdhënie klienteliste me votuesit e tyre.
Tashmë këto janë të kaluara. Më në fund, duke kapur trenin e fundit, opozita u bë bashkë dhe, sipas asaj të Cezarit “zari u hodh” - kthim prapa s'ka. Ajo që po përpiqet të na e shesë profesori Arsim Bajrami, se presidentja e vendit mund ta caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë pa kufi herë nga partia e cila nuk do ta ketë shumicën në Parlament, vetëm sa e dëshmon se edhe ai, si njeri-institucion - siç do të mund të konsiderohej si ekspert i mirë i së drejtës kushtetuese, çfarë është apo pretendon të jetë - ka rënë në rrjetin e zaptuesve të institucioneve.
Partia në pushtet vërtet e ka mundësinë që ta çojë vendin në zgjedhje të reja të jashtëzakonshme, por elita e saj do të duhej ta kishte të qartë se sa më shumë të këmbëngulin të mbesin në pushtet me çdo kusht, aq më shumë do të ngjajnë me pushtet diktatorial. Me këtë ata do ta rëndojnë gjendjen në vend, por duhet ta kenë të qartë se njëkohësisht edhe e bëjnë më të dhimbshme rënien e vet.
Ata edhe mund të llogarisin në dobësimin dhe përçarjen e bllokut opozitar, por me këtë nuk do të mundë ta kthejnë para atmosferën e krijuar. Gjithkush duhet ta kuptojnë se Kosova më kurrë nuk do të jetë siç ka qenë para 10 qershorit, prandaj do të kalojnë më mirë ata që e kuptojnë sa më parë këtë, madje edhe partitë opozitare, në rast se ndonjëra syresh me ndonjë gjë do të dëshirojë ta imitojë pushtetin e deritanishëm.
/Shqiptarja.com