/ATSH-AFP/ - Akuzat kundër gazetarit iraniano-amerikan, Jason Rezaian janë të rënda, por Irani po përpiqet të zgjidhë çështjen e tij nga pikëpamja humanitare, deklaroi sot kreu i diplomacisë iraniane, Mohammad Javad Zarif.
Arrestuar në korrik 2014 në shtëpinë e tij në Teheran, ku ai punonte si  korrespondent për të përditshmen amerikane "Washington Post", Jason Rezaian, 39 vjeç, është akuzuar për spiunazh dhe bashkëpunim me qeveritë armike.
Ai u dënua nga një gjykatë revolucionare e Teheranit, një gjykatë speciale që gjykon çështje politike apo që prekin sigurinë kombëtare, por autoritetet gjyqësore nuk kanë zbuluar detajet e verdiktit.
Procesi i tij gjyqësor u zhvillua në muajin maj me dyer të mbyllura dhe rrezikon deri në 20 vjet burg