Arabia Saudite duhet të jetë e vetëdijshme se nuk është në interesin e askujt një konfrontim i mundshëm midis Iranit dhe Arabisë Saudite, deklaroi në Forumin e Davosit, ministri iranian i Punëve të Jashtme, Jawad Zarif, ndërsa të dy vendet janë të përfshira në një krizë të thellë diplomatike.
“Besoj se fqinjët tanë sauditë duhet të kuptojnë se një konfrontim i mundshëm nuk është në interesin e askujt”, deklaroi Zariff para pjesëmarrësve në takim.
”Gjithashtu, besoj se nuk ka një zgjidhje ushtarake të krizës siriane”, deklaroi Javad Zarif, vendi i së cilit është një mbështetje e fortë e qeverisë së Damaskut.
“Nuk është e arsyeshme një zgjidhje ushtarake e krizës. Zgjidhja politike është kusht i domosdoshëm. Ekziston një klimë e favorshme për zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të drejta, por gjithashtu për reformat kushtetuese”, deklaroi Zarif para pjesëmarrësve në forum. /Atsh/
/Shqiptarja.com