Zarife Hasanaj në Letoni prej dhjetorit 2018, ishte në përmbyllje të misionit

Zarife Hasanaj në Letoni prej dhjetorit 2018, ishte në përmbyllje të misionit

Zarife Hasanaj ishte nisur në Letoni në dhjetor të vitit 2018  së bashku me 23 ushtarakë të tjerë. Batalioni i shqiptarëve ndërrohet çdo gjashtë muaj, dhe Zarifja, kishte edhe pak ditë për të përmbyllur misionin e saj. Ky ishte kontigjenti i pestë që shërbente në Letoni.

Informacioni nga Ministria e Mbrojtjes

Në kuadër të angazhimeve politike të Republikës së Shqipërisë, në luftë kundër terrorizmit, Forcat e Armatosura janë angazhuar dhe marrin pjesë aktive në operacione ndërkombëtare, në misione të ndryshme jashtë vendit, si pjesë e pandarë e operacioneve të drejtuara nga NATO, BE, OKB dhe koalicionet e përbashkëta të partnerëve tanë strategjike.

Aktualisht, 214 efektive te FA janë të angazhuar në misione dhe operacione jashtë vendit.

Letoni
Duke filluar nga qershori i viti 2017, FARSH janë angazhuar më një togë EOD, (Explosive Ordance Disposal) si pjesë e grup - batalionit kanadez të Prezencës së Përparuar të Përforcuar të NATO (eFP, enhanced Forëard Presence) në Letoni. Kontingjentet shqiptare në këtë grup-batalion përbëhen nga 18-23 ushtarakë, të cilët ndërrohen çdo 6 muaj. 

Që prej qershorit të vitit 2017, në grup-batalionin e NATO-s në Letoni, kanë shërbyer 4 kontingjente shqiptare, ndërkohë që kontingjenti aktual është nisur në dhjetor të vitit 2018 për të shërbyer përreth 6 muaj.

Afganistan
Që prej vitit 2002, Forcat e Armatosura shërbejnë edhe në misionet e NATO-s në Afganistan.
Aktualisht kontingjentet shqiptare shërbejnë në misionin Resolute Support dhe janë të dislokuar në Kabul dhe Herat. Gjithashtu, ushtarakët shqiptarë shërbejnë edhe në shtabe të ndryshme në Kabul, Herat dhe Mazar-e-Sharif.

Deti Egje
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë janë të angazhuara në operacionin ushtarak të NATO “Sea Guardian”, në nëntor 2016, në detin Egje me 1 anije e klasit “Iliria” dhe një ekuipazh prej 21 ushtarakësh.
Misioni, është kryerja e patrullimit detar në përbërje të grupit të gatshëm të anijeve të NATO, Standing NATO Maritime Group 2 (SNMG2), në detin Egje, në kuadër të operacionit të NATO.

Kosovë
Që prej anëtarësimit të Shqipërisë në NATO 10 vjet më parë, trupat shqiptarë shërbejnë në KFOR, në operacionin e drejtuar nga Aleanca në Kosovë.
Ushtarakët shqiptarë në Kosovë shërbejnë në shtabin KFOR, ndërkohë që është i angazhuar edhe një grup zbulimi HUMINT (Human Intelligence).
Nga viti 2017 FARSH është e angazhuar në këtë operacion edhe me një grup special.

EUTM Mali
Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë u angazhuan në operacionin ushtarak të Bashkimit Evropian, (EUTM Mali), në nëntor 2016, në Republikën e Malit, Afrikë.

Misioni i ushtarakëve, që marrin pjesë në këtë operacion, është mbështetja dhe dhënia e kontributit në funksione të ndryshme EOD. Misioni ka rol trajnues dhe kontingjenti i FARSH është pjesë e grupit EOD, në mbështetje të Kompanisë së Ruajtjes së Bazës në Qendrën e Trajnimit në Koulikoro, në Republikën e Malit.

Sudani i Jugut
Që prej prillit të vitit 2019, Shqipëria përfaqësohet edhe në misionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut.


Lajmi kryesor:

Vdes ushtarakja shqiptare gjatë misionit të NATO-s në Letoni, plagosen majori dhe reshteri (Profili)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja