Zarzavate të ziera dhe të tiganisura

Përbërësit:

  • Qepë të vogla ose qepujka
  • Karrota
  • Kërpudha
  • Gjethe dafine
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • Majdanoz i grirë
  • Lëng limoni (opsionale)

Përgatitja:

Pastro qepujkat dhe karrotat. Vendosi në ujë të ftohtë me pak kripë dhe zieji për rreth 10 minuta, derisa të zbuten pak por të mos treten. Në një tigan të thellë ngroh vaj ulliri. Hidh zarzavatet e ziera e kërpudhat dhe kaurdisi derisa të marrin ngjyrë të artë. Shto gjethet e dafinës për aromë, kripë e piper. Opsionale: Në fund shto pak lëng limoni ose majdanoz.