Zbardhen 3 ngjarje kriminale, mes tyre dhe eksplozivi i vënë kunatit të Domart Konjarit dhe sulmi ndaj një avokati! 6 të arrestuar, 2 në kërkim, sekuestrohet armatim i rëndë

TIRANË-Polica e Shtetit në bashkëpunim me SPAK ka zbardhur 3 ngjarje të rënda kriminale të ndodhura në Tiranë në periudhën 2017-2019, mes të cilave edhe vendosja e eksplozivit  shtetasit Artan Bylyku, kunati i Domart Konjarit, i cili akuzohet si porositësi për vrasjen e Devi Kasmit në vitin 2018

Finalizohet operacioni “Kompleks”,  duke çuar në arrestimin e 6 personave dhe shpallur në kërkim 2 të tjerëve, 4 u arrestuan sot, ndërsa dy të tjerë ishin arrestuar më parë. Konkretisht në pranga kanë rënë Paris Prenga, Bledar Deda , Flor Abazi dhe Bujar Jaupi, ndërsa në kërkim janë shpallur Sokol Xhura, i cili është larguar jashtë vendit javë më parë, dhe në kërkim është edhe Akil Kulla. Ndërsa më herët janë arrestuar edhe Ermond dhe Enver Jamaku.

Gjithashtu u goditën edhe 18 baza që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale, ndërsa është sekuestruar një arsenal i madh armësh.

Ndalimi i Paris Prenga, Bledar Deda , Flor Abazi u bë për arsye se këta persona, së bashku dhe me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 18 tetor 2019, në Tiranë, ku është tentuar të vritet me eksploziv të telekomanduar shtetasi Artan Bylyku, kunati i Domart Konjarit.

Sokol Xhura, shpallur në këkrim, dyshohet se së bashku me dy persona të tjerë të arrestuar më parë, Ermond Jamaku dhe Enver Jamaku, janë autorë të sulmit me armë ndaj shtetasit Paulin Papleka avokat, ngjarje e ndodhur më datë 10 shtator 2017, në rrugën “Muhamet Deliu” në Tiranë.

Gjithashtu, këta persona dyshohet se janë autorë të vendosjes së lëndës eksplozive, granatës dhe armës së zjarrit, si dhe të një lënde narkotike të dyshuar si heroinë në banesën e shtetasit Edmond Saraçi, ngjarje e ndodhur më datë 15 shtator 2017 në Tiranë.

Gjatë operacionit të koduar "Kompleks" janë sekuestruar armatim i rëndë luftarakë të llojeve të ndryshme, snajper, antitanke, kallashnikovë, pistoleta, silenciatorë, radio policie e ushtrie, optikë termikë për snajper, pjesë të ndryshme për modifikimin e armëve luftarake e sasi municionesh luftarake, 7 automjete, 2 prej tyre të blinduara.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Akil Kulla, i cili është shpallur në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak, konkretisht një snajper prodhim i fundit, 4 kallashnikovë, dy granatahedhës, një pistoletë dhe pjesë për riparim dhe modifikim të armëve të zjarrit.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Bujar Jaupi, me profesion tornitor, i cili u arrestua në flagrancë, janë gjetur dhe sekuestruar 25 silenciatorë për armë të ndryshme të prodhuara nga ky shtetas në tornon që kishte në përdorim në ambientet e banesës, një pistoletë me mulli dhe qindra pjesë për modifikimin dhe riparimin e armëve të zjarrit.

Nga kontrolli i banesës së shtetasit Sokol Xhura, janë gjetur dhe sekuestruar radio si ato të policisë dhe të ushtrisë, një optikë termike speciale për snajper, ndërsa në magazinën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan 20 makineta të reja të lojërave të fatit, 6 tavolina ruleti, një automjet i blinduar, si dhe automjeti i përdorur nga autorët në vrasjen e mbetur në tentativë të shtetasit Artan Bylyku.

Ndërsa në banesën e shtetasit Paris Prenga janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi lënde narkotike kokainë.

Në banesën e shtetasit Flor Abazi janë gjetur një sasi municioni për armë zjarri, 2 qese me lendë narkotike kokainë dhe një automjet i blinduar.

Po në kuadër të operacionit, nga kontrolli në banesën e shtetasit Arben Sufa, me profesion tornitor, Policia gjeti një pistoletë dhe pjesë për silenciatorë.

 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:20
Pjesë e grupit kriminal, vëllai i ish-kreut të Minibashkisë Nr. 4 në Tiranë në kohën e Bashës

Hysen Xhura

Detaje nga operacioni 'Kompleks'. 43-vjeçari Sokol Xhura, i shpallur në kërkim ditën e sotme pas operacionit të policisë ku u sekuestruan armatim e arsenal i madh armësh, është vëllai i ish-kreut të minibashkisë nr.4 në Tiranë, Hysen Xhura. Burime nga policia bëjnë me dije se janë pronarë të kompleksit “Xhura” në kryeqytet, i cili gjendet në afërsi të rrugës "Xhanfize Keko" në Tiranë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim