TIRANE- Autoriteti Mbikqyrës i Medias ka marrë në dorëzim listën me 31 kandidatura për tri vende vakante në këtë institucion. “Shqiptarja.com” ka arritur të sigurojë listën me emrat e të gjithë atyre që kanë aplikuar për të qenë anëtar të AMA-s. Pas përzgjedhjes së kandidaturave pritet që Komisioni i Mediave të përzgjedhë për votim në parlament vetëm 8 nga 31 emrat që aplikuan.
Edhe pse për një nga vendet vakante do të mjaftonin katër kandidatura, pra në total 12 të tilla për tri vendet e lira janë dorëzuar 31 dosje. Në bazë të kritereve të vendosura më parë kandidaturat do t’i nënshtrohen seleksionimit deri në përpilimin e një liste me 8 emra që do t’i paraqiten parlamentit. Kandidaturat vijnë kryesisht nga bota e medias, megjithatë nuk mungojnë edhe kandidatë që vijnë nga fusha e artit dhe kinematografisë. Përmbyllja e afateve për dorëzimin e kandidaturave për anëtarë të AMA-s në datën 6 qershor, ka lënë të hapur procesin për përzgjedhjen e kreut të ri të këtij institucioni afati i të cilit skadon në 21 qershor.
Ligji
Në ligjin e vjetër për mediat audio-vizive, duhej që kryetari i AMA-s të ishte më parë anëtar i saj, ndërkohë që në ligjin e ri kjo formulë është ndryshuar. Në ndryshimet e bëra përcaktohet se pas përzgjedhjes së anëtarëve të AMA-s dhe plotësimit të kuorumit të nevojshëm, lihen 10 ditë kohë për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kryetarit të ri. Ky interpretim, që për opozitën është i gabuar nga ana ligjore, pritet të jetë argumenti kundërshtues për ta quajtur joligjor procesin dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të AMA-s.
Insistimi për shkarkimin e kryeteres aktuale të AMA-s prej kohësh është bërë një pikë e fortë përballjeje mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Medias. Edhe pse Kuvendi e ka shpallur vakant vendin e Endira Bushatit, opozita insiston në pretendimin e saj se shkarkimi i saj është i paligjshëm dhe cënon pavarësinë e institucioneve të pavarura.

(Në foto: Lista e 31 kandidatëve për anëtarë të AMA-s)
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com