Zbardhen 6 vjedhje në banesa dhe biznese në Kavajë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari

Zbardhen 6 vjedhje në banesa dhe biznese në Kavajë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari

Foto ilustruese

Një 30-vjeçar është prangosur në qytetin e Kavajës pasi është kapur në flagrancë pasi akuzohet se ka vjedhur 6 biznese dhe banesa të ndryshme në këtë qytet. Përmes operacionit “The last” policia ka arrestuar Xhaferr Kola, 30 vjeç, dhe ka zbardhur 6 vjedhjet të ndodhura gjatë periudhës gusht 2022-janar 2023. Për të gjashta ngjarjet është bërë e mundur dokumentimi me prova ligjore.

“Prej muajit gusht 2022 deri në momentin që u kap në flagrancë, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, ky shtetas ka vjedhur 2 biçikleta, si dhe sende të ndryshme në 2 banesa dhe në 2 biznese, në Kavajë. 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha

Kushtetuesja tha "garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës", shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive