Zbardhen debatet/ Ja çfarë thanë
Nishani dhe Gjin Gjoni për Tahirin 

Zbardhen debatet/ Ja çfarë thanë<br />Nishani dhe Gjin Gjoni për Tahirin 
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i cili akuzoi gjyqtarin Arjan Aliaj se ka liruar vrarës dhe përdhunues, ka qenë objekt i një mbledhje të jashtëzakonshme të KLD. Gjatë kësaj mbledhjeje, akuzuat dhe sulmet e ministrit janë dënuar nga 9 anëtarë të KLD, sidomos nga kryetari i KLD, Bujar Nishani, anëtari Gjin Gjoni dhe kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Pas diskutimeve, kreu i KLD, njëherësh President, Bujar Nishani ka propozuar që ministri Tahiri të kallëzohej penalisht. “Ndaj unë, ajo që do t’i propozoja Këshillit do ishte që t‟i drejtohemi Prokurorisë së shtetit shqiptar, me një kallëzim ndaj ministrit të Brendshëm, për kërcënimet dhe fyerjen që i ka bërë gjyqtarit konkret.

Dhe pa dyshim, në qoftë se ky Këshill do ta miratojë, unë në cilësinë e Kryetarit të Këshillit do t‟i drejtohem pastaj në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe proceduralisht organit të Prokurorisë, për të verifikuar dhe për të hetuar nëse ka shkelje të Kushtetutës, të ligjit dhe ka vepër penale në rastin konkret”, ka deklaruar Nishani. Ndërkaq, anëtari Gjin Gjoni thotë që KLD nuk duhet të mbetet në kuadrin e deklaratave, por të kalonte në veprime ligjore. “Është detyrë e këtij Këshilli të Lartë të Drejtësisë, ashtu siç edhe z. Broci e deklaroi më përpara, që ne nuk duhet të mbetemi në kuadrin e deklaratave por duhet të kalojmë edhe në veprime ndoshta të karakterit ligjor, në mbrojtje, jo vetëm të këtij gjyqtari, por të çdo gjyqtari tjetër në Republikën e Shqipërisë, kur kemi kërcënim apo denigrim të tij. Dispozitat ligjore e kanë përcaktuar në mënyrë taksative”, ka pohuar Gjoni.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr