Zbardhen debatet/ Ruçi i pret
ëndrrën Blushit: S'ka zgjedhje 

Zbardhen debatet/ Ruçi i pret<br />ëndrrën Blushit: S'ka zgjedhje 
TIRANE  Mbledhja e djeshme e grupit socialist është shoqëruar me debate mes kritikut Ben Blushi, dhe kreut të grupit, Gramoz Ruçi. Qysh në fillim, Blushi ka kërkuar shpjegime mbi atë çka do të ndodhë në Kongresin e 19 marsit, lidhur me zgjedhjen e kryetarit të partisë. Ruçi i ka shpjeguar se sikundërse është miratuar në mbledhjen e fundit të asamblesë në korrik, rendi i ditës për kongresin është parashikuar të mos ketë votim për kreun e partisë. “Z.Blushi, ti ke qenë i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku kemi miratuar në korrik rendin e mbledhjes së Kongresit.

Aty nuk është parashikuar mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin, por vetëm votimi i ndryshimeve statusore dhe e anëtarëve të asamblesë. Rendi i caktuar nga Asambleja do të zbatohet pikë për pikë”,-mësohet të këtë thënë Gramoz Ruçi. Ben Blushi ka kërkuar që të thirret asambleja për të ndryshuar rendin. “Unë nuk shoh asnjë arsye se pse Asambleja të mos mblidhet dhe të caktojë një rend të ri punë për Kongresin. Asambleja po ashtu duhet të mblidhet për të ndryshuar datën e kongresit. Ishte parashikuar për në janar”,-ka thënë Blushi. Në përgjigje, Gramoz Ruçi ka thënë se kjo nuk është e nevojshme.

“Asambleja e miratuar në Korrik është e mjaftueshme. Ajo kishte miratuar vetëm muajin janar si periudhë dhe jo datë. Në këto kushte nuk ka nevojë për tu rimbledhur sepse datë nuk ka pasur”-ka thënë Ruçi. Debati mes të dyve ka vijuar për rreth 30 minuta, por asnjë prej deputetëve dhe ministrave të tjerë nuk ka marrë pjesë në diskutim. Kryeministri Rama ka qëndruar i heshtur gjatë gjithë mbledhjes duke mos folur fare, ndërsa edhe kandidati tjetër i shpallur, Eduart Ndocaj përsëri nuk ka folur. Në përfundim të mbledhjes, i vetmi që ndaloi para gazetarëve për të dhënë sqarime, ishte Ben Blushi. Ai tha se PS është marrë peng nga Edi Rama. “Po të marr një rast. Dikush që është ulur në një stol edhe ky qenkam unë. Dhe dikush që kalon aty vjedh një makinë. Kush nga ne të dy i bën më dëm shoqërisë?! Ai që e sheh apo ai që e vjedh makinën!

Ky është rasti im me Edi Ramën. Nëse unë bëj sehir sesi ai po grabit një parti unë nuk i bëj më shumë dëm kësaj partie. Kjo është diferenca”,-tha Blushi. “Më thanë që nuk do të ketë asamble. Pa dyshim që i qëndroj garës, e kam thënë që ditën e parë, jam në garë, nëse ka garë. Këta kanë thënë do marrim një vendim nëse do zbatojmë statutin? Llogari i kërkohet kryetarit të PS që nuk do të zgjidhet e për fat të keq nuk ka as burrninë ta thotë këtë gjë vetë, po vë ca të tjerë që thonë sikur ta mendojmë. Çfarë të mendojnë? Është e thjeshtë. Sa herë keni parë zgjedhje në PS në 15 vitet e fundit. I keni parë çdo 4 vjet. Pse sot ka ardhur dita që kapriço i Edi Ramës për mos t’u zgjedhur kthehet në normë politike”, tha Blushi. Ai ka përsëritur qëndrimin e tij se do të marrë pjesë në garë nëse do të ketë garë dhe se qëllimi i kandidimit të tij është
interesi publik.


Debatet në mbledhjen me dyer të mbyllura në grupin e PS
Gramoz Ruçi: Në seancën e së enjtes do të kalojmë me procedurë të përshpejtuar projektligjin për moratoriumin e pyjeve. Duhet të firmosni kërkesën për kalimin me procedurë të përshpejtuar.

Paulin Stërkaj: Z. Kryetar, unë jam i mendimit që nuk duhet të vendosim moratorium për të gjitha pyjet. Kjo do të ishte e pazakontë dhe e panevojshme. Moratorium jam dakord të vendoset vetëm për ato pyje të cilat janë të dëmtuara dhe në rrezik. Unë them se duhet riparë kjo çështje.

Ben Blushi: Kam dëgjuar kolegë të mitë këtu që janë shprehur se na duhet kohë ta mendojmë se si do të veprojmë në kongresin e partisë lidhur me zgjedhjen e kryetarit të partisë. Është parimore për një parti e cila ka vendosur në librin e rregullave të veta që një herë në 4 vjet ka zgjedhje. Jemi në vitin e 7-të dhe nuk kemi zgjedhje dhe arsyet janë të kuptueshme.

Gramoz Ruçi: Z. Blushi, ti ke qenë i pranishëm në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, ku kemi miratuar në korrik rendin e mbledhjes së Kongresit. Aty nuk është parashikuar mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin, por vetëm votimi i ndryshimeve statusore dhe e anëtarëve të asamblesë. Rendi i caktuar nga Asambleja do të zbatohet pikë për pikë.

Ben Blushi: Unë nuk shoh asnjë arsye se pse Asambleja të mos mblidhet dhe të caktojë një rend të ri punë për Kongresin. Asambleja po ashtu duhet të mblidhet për të ndryshuar datën e kongresit. Ishte parashikuar për në janar.

Gramoz Ruçi: Asambleja e miratuar në Korrik është e mjaftueshme. Ajo kishte miratuar vetëm muajin janar si periudhë dhe jo datë. Në këto kushte nuk ka nevojë për tu rimbledhur sepse datë nuk ka pasur.

Ben Blushi: Kjo nuk po ndodh dhe për fat të keq është një grabitje dhe unë nuk do pajtohem dhe nuk mund të pajtohem kurrë. E thashë dhe brenda. Kjo nuk është një shkelje e një anëtari të PS siç jam unë apo edhe shumë të tjerëve nuk kanë mundësi të flasin, por kjo është një shkelje e parimit demokratik.

Gramoz Ruçi: Mos më paragjyko as mua e as Kongresin. Këto shqetësime që ke eja e diskutoji në Kongres. Po hap një debat të madh për fatin e partisë, kur në fakt për fatin e partisë nuk ka rëndësi kryetari i partisë, sa kryetari i organizatës.

Ben Blushi: Kthehuni prapa në histori. Sa herë keni parë zgjedhje në PS në 15 vitet e fundit? Keni parë cdo 4 vjet. Po pse ka ardhur koha që kapriçoja e Ramës të kthehet në normë, sepse kjo po ndodh. Kapriçoja e Ramës për të mos u zgjedhur po kthehet në normë politikë. Unë këtë nuk e pranoj.
 
Në foto: Vendimi i Asamblesë së PS, në korrik 2015

(Vendimi i Asamblesë së PS në 18 korrik të 2015)
..
Menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, deputeti Blushi me tone të ashpra ka kritikuar mungesën e zgjedhjeve brenda Partisë Socialiste duke thënë se kryeministri duhet të zbatojë statutin e partisë.

"Po shkojmë në një kongres ku nuk zgjidhet kryetari. Ka bërë reformën. Pse ka frikë zgjedhjet cfarë e pengon, të thotë është koha për ndryshim. Si ka mundësi që ne të besojmë se ne mund të bëjme drejtësi të abztojmëe kushtetutën nëse nuk zbatojmë ligjin e partisë. Si mund të vi një parti që një i ri që nuk zgjidhet"-tha Blushi

Ai tha se kryeministri është kundër zgjedhjeve duke deklaruar se do të jetë në garë nëse do të ketë një garë.
 
"A mund të marri kjo shumicë një vendim që në 2017 në Shqipëri mos të ketë zgjedhje. Unë them jo.Kjo po ndodh në partinë socialiste, meqë pati zgjedhje në 2009 mos kemi më zgjedhje në parti."-vijoi ai

Fjala e Blushit
Po shkojmë në një kongres ku nuk zgjidhet kryetari. Ka bërë reformën. Pse ka frikë zgjedhjet cfarë e pengon, të thotë është koha përndrsyhim
Si ka mundësi që ne të besojmë se ne mund të bëjmë drejtësi të respektojmë kushtetutën nëse nuk zbatojmë ligjin e partisë. Si mund të vi një i ri në parti në një parti që nuk ka zgjedhje.

A mund të marri kjo shumicë një vendim që në 2017 në Shqipëri mos të ketë zgjedhje. Unë them jo. Apo të marri një vendim meqë në 2013 kishte zgjedhje sdo ketë më tani
Kjo po ndodh në partinë socialiste, meqë pati zgjedhje në 2009 mos kemi më zgjedhje në parti. Në mbledhje u tha që nuk do ketë asamble se mjafton ajo që është bërë në korrik

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja