Zbardhen detaje të vrasjes
së emigrantit të gjetur në Shkozet

Zbardhen detaje të vrasjes<br />së emigrantit të gjetur në Shkozet
Policia e qytetit Durrësit ka lëshuar detajet e para lidhur me vdekjen e Fatbardh Hysit, emigranti shqiptar i cili u gjet dje i vdekur në një barakë të vjetër në një lagje të Shkozetit.

Policia bëri të ditur se viktima ka pasur grindje në familje për arsye xhelozie, për shkak të një lidhje jashtëmartesore.

Policia po merr në pyetje të gjithë familjarët në mënyrë që të hidhet dritë mbi vdekjen e 34 vjeçarit Hysi.

NGJARJA
Familjarë të Hysit kishin denoncuar 2 ditë më parë zhdukjen e 34-vjecarit. I riu kishte mbërritur në Shqipëri nga Greqia pikërisht para 2 ditësh, dhe pa lënë asnjë gjurmë ishte zhdukur në mënyrë të mistershme.

Pasi zbuloi trupin e pajetë në një barake në lagjen nr 14 të Shkozetit, policia nisi hetimet për zbulimin e identitetit të viktimës. Familjarë të Hysit, identifikuan trupin duke konfirmuar identitetin e tij. Fatbardh Hysi që prej 2 ditesh kishte mberritur në atdhe, pasi prej vitesh jetonte e punonte në Greqi.

Ekspertët mjeko-ligjorë gjetën shenja dhune në trupin e Hysit, fakt që sipas tyre dëshmon se 34-vjecari është vrarë me sende të forta.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër