Zbardhen diskutimet në Byro
Meta kërkon ndjesë për Ramën

Zbardhen diskutimet në Byro<br />Meta kërkon ndjesë për Ramën
Kryeministri Edi Rama nuk u përjashtua nga Byroja e Kuvendit, duke rrëzuar kështu pretendimin e Partisë Demokratike. Shqiptarja.com zbardh mbledhjen e Byrosë pasditen e sotme, ku mësohet se Meta ka kërkuar falje në emër të Ramës.

Në fillim fjalën e kanë marrë dy deputetët e opozitës, Edmond Spaho dhe Sherefedin Shehu.

“Në mbledhjen plenare të së enjtes kryeministri i është drejtuar me një gjuhë fyese Partisë Demokratike, duke e quajtur atë një tufë bagëtish. Ky fjalor i përsëritur cenon integritetin e deputetëve të opozitës, dhe për këtë arsye kërkojmë përjashtimin e tij me 10 ditë nga parlamenti”-mësohet të ketë thënë Spaho. 
Më pas fjalën e ka marrë deputeti Sherefedin Shehu. “Sjellja e padenjë e kryeministrit është e përsëritur. Nuk duhet të tolerohet, sikundërse nuk u tolerua as ish-kryeministri Berisha”-
ka thënë Shehu.

Fjalën e ka marrë më pas nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj. “Unë e kam drejtuar atë seancë dhe siç e tregon edhe procesverbali nuk është përmendur fjala “tufë bagëtish”. Nuk mund të ketë asnjë krahasim mes rastit Berisha dhe të z. Rama. Fjala tufë nuk është fyerje”.

Anëtari tjetër i Byrosë, Fatmir Toçi u ka lexuar anëtarëve të opozitës përkufizimin e fjalës “tufë” në fjalorin e gjuhës shqipe. “ Sipas fjalorit të gjuhës shqipe, tufa ka kuptimin e kolektivotetit. Tufë djemsh. Tufë fëmijësh. Tufë bagëtish (Tufë shpendësh. Tërësi sendesh të hedhura njëri mbi tjetrin pa rregull; tufë me lule. Disa gjëra të një lloji, të lidhura së bashku. Kryeministri nuk përcaktoi llojin e tufës. Çfarë ka për tu fyer këtu?”
Në këtë moment, anëtarët e opozitës kanë thënë: “Po ai nuk është aq dashamirës sa të ketë ndërmend lulet kur i drejtohet opozitës”.


Në argumentet e tyre, deputetët e mazhorancës janë shprehur se nuk mund të merren për bazë ato çfarë folësit kanë ndërmend, por çfarë shprehin.
Në fund e ka marrë fjalën kryetari i kuvendit, Ilir Meta. Në emër të mazhorancës ai ka kërkuar falje për fjalorin.

“Unë edhe në emër të kolegëve të mazhorancës ju kërkoj falje për terminologjinë e përdorur nga kryeministri. Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm me gjuhën parlamentare, për të respektuar etikën, të gjithë ata që përfaqësojmë”-ka thënë Meta.

Me votat e mazhorancës kërkesa e opozitës u rrëzua. 

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin