Zbardhen kalendarët e dëgjesave të
PS, të ftuar dhe ata që votuan kundë

Zbardhen kalendarët e dëgjesave të<br />PS, të ftuar dhe ata që votuan kundë
Në 12 qarqet e vendit socialistët kanë nisur dëgjesat me qytetarët tashmë si fitues të zgjedhjeve.
 
Turi 30 ditor i shtrirë në të gjithë vendin do të përfshijë takime në cdo bashki të vendit, ku deputetët e zgjedhur por edhe kandidatët jo fitues, do të komunikojnë me qytetarët për të mbledhur kërkesat e tyre mbi nevoja që kanë të bëjnë me investimet në infrastrukturë, apo problematika ekonomike apo sociale.
 
Report TV sjell kalendaret e këtyre takimeve të hartuara në nivel qarku, dëgjesa të cilat do të përfundojnë në fund të muajit korrik.
 
Një vëmendje themelore e këtyre dëgjesave është marrja e përshtypjes qytetare mbi cilësinë e shërbimit në administratën publike, duke mbledhur edhe denoncime apo ankesa përkatëse për nëpunësat apo drejtorë, me punën e të cilëve, njerëzit janë të pakënaqur.
 
Me porosi të Edi Ramës, socialistët do të përfshijnë në këtë tur dëgjesash jo vetëm socialistët, por edhe ata që nuk i votuan, si dhe sa u takon nevojave në nivel bashkie, socialistët janë porositur të këshillohen edhe me kryebashkiakët demokratë apo të LSI-së.
 
Në përfundim të këtij procesi, të 12 drejtuesit e qarqeve do të përgatisin nga një raport specifik për zonën e tyre. Më pas raporte do të përmblidhen në një dokument-rekomandimesh nga Milva Ekonomit, Ardiana Jakut dhe grupi i tyre i punës për tu diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e Asamblesë në fund të gushtit.
 
Mesazhi i ftesës
Me mirënjohje për të gjithë ata që votuan dhe respekt për të gjithë ata që nuk na votuan, Ju lutem të mos ngurroni të komentoni, sugjeroni, kritikoni, për qeverisjen që doni ne rang kombëtar dhe nivel qarku; për problematikat që prisni të adresohen nga qeveria e re dhe prioritetet kryesore sipas jush; për institucionet shtetërore në qark dhe punonjësit e drejtuesit e zyrave në shërbimin tuaj.
 
Në këtë faqe do të publikohen vazhdimisht edhe vendi dhe ora e dëgjesave publike me ju, ku jeni të ftuar të merrni pjesë sipas dëshirës e mundësisë suaj.
 
Në 25 qershor kemi marrë një votë kuqezi dhe së bashku, duhet të qeverisim në katër vitet e ardhshme me një mandat kuqezi.

 

[gallery]22988[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit

Rama dhe Erdogan zhvillojnë bisedë telefonike, forcimi i marrëdhënieve dy palëshe dhe lufta ndaj terrorizmit