Zbardhen ndryshimet e fundit
të ekspertëve për "Drejtësinë"
PDF/ Ja drafti final i ekspertëve të Reformës
PDF/ Ja drafti final i ekspertëve të Reformës ">
Drafti i ekspertëve të maxhorancës dhe atyre te Euralius dhe Opdat, për reformën në drejtësi parashikon rritjen e mandatit të Prokurorit të Përgjitshëm në 7 vjet nga 5 që është aktualisht.
Prokurori aktual Adriatik LLalla të zgjedhur në dhjetor 2012-n, duhet të lerë detyrën 8 muaj pas hyrjes në fuqi të këtyre ndryshimevve. Konkretisht 2 muaj pas konstituimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, strukturë e re kjo që krijohet brenda 6 muajve pas miratimit të ligjit.
Mandati i Llallës përfundon në dhjetor të 2017-s. Të njejtin fat do të kenë dhe anëtarët e KLD-së, të cilëve u përfundon mandati 6 muaj pas hyrjes së reformës ne fuqi. Kld shkrihet dhe në vend të tij krijohet Këshilli i Lartë Gjyqësor .
“Deri në krijimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor, anëtari jogjyqtar më i vjetër në moshë i Këshillit të Lartë të Drejtësisë do të jetë anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.“ thuhet në dispozitën kalimtare të draftit të ekperëteve.
Një tjetër institucion shkrihet totalisht është dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Ajo pushon së funksionuari menjëherë pas miratimit të ligjit të reformës në drejtësi.
“Shqyrtimi i mëtejshëm i çështjeve në gjykim pranë këtyre gjykatave rregullohet me ligj” thuhet sërisht në dispozitën kalimtare të hartuar nga ekpertët. Këta të fundit nuk e kanë marrë parasysh pothuajse asnjë prej propozimeve të ministrisë së drejtësisë përfshirë dhe formulën e votimit dhe përzgjedhjes së anëtarëve të gjykatës kushtetuese. 9 anëtarët e këtij institucioni do të emërohen 3 e nga 3 nga presidenti, gjyqsori dhe kuvendi.
“Anëtarët e rinj që do të zëvendësojnë anëtarët të cilëve u mbaron mandati në vitin 2016 emërohen përkatësisht nga Presidenti i Republikës dhe nga Kuvendi dhe qëndrojnë në detyrë deri në vitin 2025.”- thuhet në draftin e ekspertëve të maxhorancës të përfunduar mbrëmjen e së enjtes.
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10552
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stafi i Harris: Trump po përgatitet ta shpallë herët fitoren, pa dalë rezultati, por nuk do mbetet pa përgjigje!
6 Nëntor, 00:16
-
Sondazhi i ‘Edison Research’: Tre të katërtat e votuesve thonë se demokracia është nën kërcënim! Ja temat që shqetësojnë mbështetësit e Harris dhe Trump
6 Nëntor, 00:01
-
Pas ankesës së Trump, policia e Filadelfias: Nuk ka probleme në votime
5 Nëntor, 23:42
-
ZV/Presidentja Harris nuk i ndal telefonatat, numër i madh i grave në votime! Burime për mediat: Numra mbresëlënës, Kamala ka përgatitur fjalimin!
5 Nëntor, 23:41
-
Zgjedhjet në SHBA/ Exit poll i CNN, 43% e votuesve të pakënaqur me vendin, 29% të zemëruar
5 Nëntor, 23:36
-
Zgjedhjet në SHBA/ Trump: Po behen hile në Pensilvani dhe Filadelfia
5 Nëntor, 23:28
-
CNN: Ndihmësit e Trump shprehen se po përgatitet të flasë që sonte, i zemëruar pse fituesi nuk shpallet herët
5 Nëntor, 23:23
-
Exit poll i CNN: 48% e votuesve preferojnë Harris, 44% Trump
5 Nëntor, 23:15
-
Champions League/ Milan fut në krizë Realin, e mposht 1-3 në ‘Bernabeu’! Sporting turpëron me katër gola Cityn, Zhegrova ndal Juven! Liverpool është ‘ok’
5 Nëntor, 22:59
-
Zgjedhjet në SHBA, voton manjati i teknologjisë, Elon Musk
5 Nëntor, 22:57
-
Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Si ka ndryshuar rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju
5 Nëntor, 22:55
-
Trump u ndalon gazetarëve hyrjen në festën që ka organizuar në Florida
5 Nëntor, 22:43