TIRANË- Në prag të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Fatbardh Kadilli ka zbuluar një pjesë të propozimeve të tij për ndryshimin e statutit, të dorëzuara disa më parë, në kryesinë e PD. Ashtu sikurse kishte paraqitur në platformën e tij politike, Kadilli propozon që në statut të sanksionohet mandati 4 vjeçar i kryetarit. Kurse kryesia, duhet të jetë një qeveri hije, që kur kjo forcë politike të vijë në pushtet, anëtarët e kryesisë të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar.
“Kryetari i Partisë zgjidhet për një mandat katër vjeçar, i cili mbaron ose rinovohet automatikisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve; Kryetari i Partisë ose bëhet Kryeministër, ose largohet nga drejtimi i partisë pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garën e radhës.Kryetari krijon Kabinetin Qeveritar / në opozitë Kabinetin në hije”, thuhet në dokument.
Kadilli kërkon që qeveria hije të nis punën me ekipet e saj para se partia të vij në pushtet.
“Çdo Ministër Hije (Zëdhënës) ngre departamentet e nevojshme për të mbuluar fushën që ka në kompetencë dhe emëron ekipet politike qendrore dhe lokale të fushës së tij të kompetencës/veprimit politik”, citohen në dokument.
Një këshill i të urtëve e përbërë nga 3 persona me kontribute të rëndësishme, me mandat 6 vjeçar të përzgjedh strukturat drejtuese të partisë, kërkon ish-rivali i Bashës.
“Këshilli i të Urtëve emëron Administratorin e Përgjithshëm, me funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm; Sekretariatin për Etikën; Sekretariatin për Zgjedhjet në Parti; Sekretarin për Organizim dhe Burime Njerëzore; Sekretariatin për Çështjet e Statutit; Sekretariatin për Administrimin e financave të parties”, kërkon Kadilli.
Megjitjatë, pavarësisht këmbënguljes së Fatbardh Kadillit për të gjetur mbështetjen e anëtarësisë blu për ndryshimet në statut, propozimet e tij do të kalojnë së pari filtrin e komisionit të Posaçëm statusor e më pas të Kryesisë që të shtunën do të përzgjedhë propozimet të cilat do ti dërgohen për miratim Kuvendit Kombëtar.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2852
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Përplasja fizike në Kuvend, Luan Baçi i del në mbrojtje Agron Shehajt, kundër Flamur Nokës
24 Dhjetor, 18:31
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor: Pretendime të pabazuara, nuk cenohet barazia para ligjit (VENDIMI)
24 Dhjetor, 16:23
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Humbi ndjenjat në protestë, videoja që rrëzon pretendimin e Gjekmarkajt! QSUT: S'ka problem shëndetësor! Policia: S'e goditi askush! Deputeti: Më shtynë brutalisht
24 Dhjetor, 11:02
-
I kallëzuar për 'shpërdorim detyre', shkarkoi drejtorin e UKSH në 2022! Ish-kryebashkiaku i PD në Shkodër, Bardh Spahia 1 orë në SPAK: S'ka lidhje me krimin, as korrupsionin (VIDEO)
24 Dhjetor, 09:54
-
Protesta e PD-së, 7 të arrestuar, 21 protestues në hetim! Noka goditi efektivin, procedohet penalisht bashkë me 39 deputetë e zyrtarë të opozitës (EMRAT)
24 Dhjetor, 09:44