Zbardhen raportet që Këshilli
i dërgoi Kuvendit për Tahirin
PDF/Raporti i deputeteve te mazhorances
PDF/Raporti i deputeteve te opozites

Zbardhen raportet që Këshilli<br />i dërgoi Kuvendit për Tahirin<br />PDF/Raporti i deputeteve te mazhorances<br />PDF/Raporti i deputeteve te opozites<br>
Report Tv ka zbardhur raportet e Këshillit të Mandateve që i janë dërguar Kuvendit për sa i përket kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda e cila kërkoi heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish- ministrit Tahiri, i cili aktualisht është deputet i Kuvendit të Shqipërisë.

Në raportin e mazhorancës shkruhet se Prokuroria nuk kishte çuar në Këshillin e Mandateve fakte dhe as indice.

Gjithashtu shkruhet se kërkesa e Prokurorisë ka qenë e nxitur nga bindje politike. “Nuk ka asnjë fakt që Tahiri komunikoi me Habilaj, arrestimi i tij është kërkuar pa pasur asnjë hetim”, shkruhet në raport.

Në raportin e deputetëve të Partisë Socialiste drejtuar Kuvendit, shkruhet se provat e Prokurorisë nuk ishin aspak sekrete, madje kishte patuar mungesë provash e nxitim.

“Kemi bindjen se hetimet e Prokurorisë kanë sfond politik. E  drejta e lirisë  nuk cenohet me fjalë, llafe dhe dyshime, të vërtetë e presim nga këto institucione drejtësie që kemi”, shkruhet në raport.

Ndërkohë për sa i përket kërkesës për arrestimin e Tahirit, deputetët e PS janë shprehur në raport se autorizimi për arrestimin e ish- ministrit është i panevojshëm, duke shtuar se edhe kërkesa e Prokurorisë është e pa përshtatshme.

Për sa i përket hetimeve mbi Tahirin, deputetët socialit, anëtarë të Këshillit të ministrave thonë se hetimet për zbardhjen e së vërtetës duhet të vazhdojnë.

Nga ana tjetër në raportin e deputetëve të Partisë Demokratike  drejtuar Kuvendit shkruhet se mos heqja e imunitetit të ish- ministrit është një barrierë si dhe pengim i drejtësisë. Sipas raportit të deputetëve demokrat, duke marrë në mbrojtje Tahirin dëmtohen provat pasi shkeljet e pretenduara nga Prokuroria janë të rënda.

“Ekziston një procedim penal i ligjshëm për Tahirin,  mos dhënia e autorizimit komprometon Kuvendin dhe mos heqja e imunitetit është pengim i drejtësisë”, shkruhet në raport.

Gjithashtu deputetet e selisë blu janë shprehur në raportin e tyre se pretendimet e Prokurorisë nuk janë të pabazuara, pasi kërkesa e bërë shoqërohet me një numër të lartë provash.

“Kërkesa e Prokurorisë shoqërohet me një numër të lartë provash, akuzat e ngritura nuk janë të bazuara në politikë”, shkruhet në raportin e PD-së.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604

Hapen 8 kutitë e para! Vangjel Tavo thellon diferencën! Ka marrë 1324 vota, Gjikuria 604