Janë zbardhur sot emrat e tre anëtarëve që do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në komisionin e Reformës Zgjedhore.

Burime nga selia rozë, thonë se në këtë komision PS-ja do të ketë tre anëtarë Bashkim Finon, Vasilika Hysin dhe Ulsi Manja.

Ndërkohë, dy anëtarë të tjerë do të jenë të LSi dhe PDIU

Të hënën Partia Demokratike bëri publik emrat e anëtarëve të saj në këtë komision. Ata janë Oerd bylykbashi, Arben Ristani, Gent Strazimiri, Eduard Halimi dhe një tjetër anëtar do i përkasë partisë Republikane.

Komsioni i Reformës Zgjehdore ka mandat 3 mujor, përbehet nga 10 anëtarë dhe do të bashkëkryesohet nga PS e PD

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)