Një 23-vjecar është arrestuar për 3 vjedhje të kryera në Tiranë, të cilat deri më tani nuk ishin zbardhur. 

Report Tv raporton se operacioni policor i koduar “Çanta” është finalizuar me kapjen e personit me inicialet D.L., 23 vjeç.

23 vjecari u ka marrë me dhunë në periudha të ndryshme kohore tre grave çantat e tyre të krahut dhe aparatin celular.

Materialet proceduriale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “vjedhja me dhunë”.