Zbardhen vendimet e Kryesisë së
PS, krerët e degëve deri në 28 maj

Zbardhen vendimet e Kryesisë së<br />PS, krerët e degëve deri në 28 maj
Kryesia e re e Partisë Socialiste është mbledhur dje për herë të parë ku ka marrë 4 vendime të rëndësishme. Së pari ajo ka miratuar një udhëzim, sipas të cilit do të zhvillohen zgjedhjet brenda partisë për zgjedhjen e 61 krerëve të degëve. Sipas këtij udhëzimi, Asambleja Socialiste e Bashkisë do të mblidhet për të miratuar kandidaturat e mundshme, dhe do t’ja dërgojë ato Kryesisë së PS brenda datës 17 maj. Më pas do të jetë kryesia e madhe e partisë ajo që do të bëjë seleksionimin përfundimtar dhe kandidaturat e miratuara do të hidhen në garë në bazë për tu zgjedhur brenda datës 28 maj.

Udhëzimi
Në këtë udhëzim janë përcaktuar dhe kriteret për krerët e degëve, të cilat bazohen nga degët. Sipas këtij udhëzimi, kandidatët për kryesimin e degëve duhet: të kenë vendbanim ligjor dhe të bëjnë jetën e partisë për një periudhë jo më pak se një vit brenda territorit të bashkisë, të jenë anëtarë të partisë për një periudhë jo më pak se tre vjet si dhe të plotësojnë kushtet e integritetit moral. Ai është funksionar me kohë të plotë në parti, dhe nuk mund të kryejë funksione të tjera. “Kryetari i Partisë i Bashkisë zgjidhet me votim nga mbledhja e zgjeruar e Asamblesë Socialiste të Bashkisë. Këshilli Koordinues i Qarkut organizon procesin për propozimet e kandidaturave nga këshillat socialistë të njësive administrative dhe pasi bën verifikimin për plotësimin e kushteve, ja paraqet ato kryesisë”-thuhet në udhëzim. Kryesia e re e Partisë Socialiste do të mund të shkarkojë kryetarët e zgjedhur në krye të degëve socialiste të partisë, në rast se ata nuk janë eficentë në detyrën që ju është besuar. Kufizimi i të drejtës së tyre për tu promovuar mund t’i bëjë ata neglizhentë në drejtimin e partisë, ndaj është marrë masa që ata të jenë në presionin e një vendim shkarkimi nga kryesia. 

Kaledari
Po ashtu, PS ka marrë dje vendim për të miratuar një kalendar aktivitetesh në kuadër të festimit të 25 vjetorit të partisë, qe festohet në qershor të këtij viti. Ajo parashikon një sërë aktivitetesh, ku do të thirren të gjithë figurat historike të partisë, të vjetrit, senatorët dhe veteranët. “Superstari” i kësaj feste pritet të jetë Fatos Nano, lideri historik që mungon prej vitesh. Ardhja e tij ngelet surpriza më e madhe, teksa Edi Rama ka këmbëngulur në ftesën e tij publike disa herë. Pjesë e aktiviteteve pritet të jenë shkëmbimet mes brezave, me auditore të përbashkëta mes drejtuesve dhe themeluesve të vjetër të FRESSH me gjeneratën e re, sikundërse pritet të ketë një sërë aktivitetesh jo vetëm në bazë, por për çdo njësi vendore e organizuar sipas qarqeve. 



Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'