Zbardhet atentati në Shkodër,
autori doli me leje nga burgu

Zbardhet atentati në Shkodër,<br />autori doli me leje nga burgu<br /><br>
Angjelin Shkambi është ekzekutuar nga shoku i tij Artan Koçeku, i cili sipas prokurorisë së Shkodrës i kishte dhënë disa vite më parë, 30 mijë euro borxh shtetasit Angjelin Shkambi. Koçeku rezulton i dënuar me 8 vite burg për akuzën e “Grabitjes me armë” të disa pikave të karburantit në Shkodër. Një burim pranë akuzës së Shkodrës tha për “Shqiptarja.com” se viktima dhe autori i krimit njiheshin së bashku dhe se kanë pasur në disa raste marrëdhënie huaje financiare me njëri-tjetrin.

Por ajo që e rëndon akoma dhe më tepër situatën është se autori i krimit Koçeku, kishte përfituar 7 ditë lejë nga burgu i Fushë-Krujës. Koçeku ditën e hënë duhet të paraqitej patjetër hënë në ambjentet e burgut, por të dielën paradite ai ka ekzekutuar me armë zjari ish-shokun e tij Angjelin Shkambi.

Pas kryerjes së krimit brenda në makinën e Shkambit, autori i krimit është larguar në drejtim të paditur duke mos u arrestuar ende. Sipas burimeve janë kryer disa kontrolle banese në zonën e Shkodrës, kontrolle këto që kanë qënë pa rezultat. Ndërkohë që prokuroria thotë se sheri mund të jetë agravuar në kohë, duke sjellë që Koçeku, të marrë lejë nga burgu, me synimin e vetëm për të ekzekutuar ish-shokun e tij Angjelin Shkambi.

Hetim lejes nga burgu
Që prejn ditës së djeshme prokuroria e Shkodrës ka nisur hetimet edhe në një drejtim tjetër, duke verifikuar me imtësi të gjithë procedurën e fitimit të lejës prej 7 ditësh nga i dënuari me 8 vite burg Artan Koçeku. Nisur nga kjo situatë gjatë ditës së djeshme prokuroria ka urdhëruar që të sekuestrohet dosja në burgun e Fushë-Krujës, me qëllim verifikimin e saj. Dyshohet se dhënia e lejes për Koçekun mund të jetë bërë bëpërmjet veprimeve korruptive të administratës së këtij burgu. Lidhur me këtë çështje prokuroria paralajmëron dhe marjen në pyetje të personave që kanë firmosur dhe kanë plotësuar raportet positive për shtetasin Artan Koçeku.

Shkambi u lirua me 10 mln lekë
Thyeu masën e sigurisë në “arrest shtëpie” për kanabis, dhënë nga Gjykata e Apelit, por Shkambi është ekzekutuar në atentat në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Golem të Shkodrës ku mëngjesin e kësaj të diele është vrarë Angjelin Shkambi, 32-vjeç. Ai është qëlluar me tre plumba në kokë brenda në automjetin e tij tip “Mercedes Benz” me targa AA 275 BF, teksa po dilte nga varrezat e fshatit.

Ngjarja pranë një zone banimi, ndërsa siç duket në foto aty ndodhet edhe një dyqan lulesh, por askush nuk ka dëgjuar të shtëna. Mendohet se vrasja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit ose autori ka përdorur silenciator. “Shqiptarja.com” mëson se Shkambi ka dhënë një garanci pasurore prej 10 milionë lekë të vjetra, dhe nëpërmjet kësaj shume gjyqtarët Astrit Kalaja, Fuat Vjerdhja dhe Lindita Hoxha kanë vendosur ti ndryshojnë masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpi”.

Ky vendim është marrë në 1 qershor 2017, vetëm 25 ditë para zgjedhjeve parlamentare. Në vendimin e gjykatës thuhet se:“Ndryshimin e vendimit nr.350(1658) dt.19.04.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër në këtë mënyrë: Caktimin e masës së sigurimit “Arrest ne Shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr. Penale ndaj të dyshuarit Angjelin Shkambi, si dhe të masës së sigurimit garanci pasurore në masën 1.000.000 (njëmilion) lekë e parashikuar nga neni 236 i K.Pr. Penale. Urdhërohet i dyshuari Angjelin Shkambi të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina Bashkia Shkodër.Vlera prej 1.000.000 (njëmilion) lekë, e derdhur si garanci pasurore pranë Banka Credins nga shtetasi Ded Zef Shkambi me numër 209 dt.12.05.2017 do qëndrojë e bllokuar deri në përfundim të këtij procedimi penal”.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD

Mero Baze: Marrëveshja e normalizimit” është shans për të normalizuar Lulizm Bashën dhe PD