Nesër dhe pasnesër në Tiranë do të mbahet samiti i Brdo-Brijunit, që zhvillohet nga viti 2010 në secilën prej shteteve anëtare. Këtë vit liderët e Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Tiranë, në datat 8-9 maj me ftesë të Presidentit Ilir Meta.
Në këtë Samit, që përkon me Javën e Europës do të jetë edhe presidenti i Serbisë Vuçiç dhe ai i Kosovës, Thaçi. Pjesë e samitit do të jetë edhe shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Mogerini. Gjatë samitit, liderët e Ballkanit Perëndimor pritet që të kenë takime edhe me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të lartë të vendit.
Ndërkohë që nesër Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë do të presë me protesta Presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kreun e serbëve të Bosnjes, Milorad Dodik. "Ata të dy janë dy politikanë udhëheqës me të kaluar dhe të tashme kriminale, s’kanë shprehur asnjë pendesë për krimet e Serbisë, mohojnë masakrat e luftës. Vuçiç dhe Dodik janë persona 'non grata' në Shqipëri" deklaruan ata.
Axhenda e samitit
E enjte, 9 maj 2019
Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes
09:00 – 09:20 Mbërritja e kryetarëve të delegacioneve dhe miqve të nderit
Liderët priten nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor.
09:20 - 09:30 Foto familjare
09:30 – 11:30 Takimi plenar/ Moderohet nga Grabar-Kitarovic dhe Pahor. Fjala e hapjes nga organizatori i samitit, Ilir Meta
11:40 – 12:10 Konferenca e përbashkët për shtyp
President i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta
Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar- Kitarović
Presidenti i Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor
Të ftuarit e nderit
Kush trapin eshte vetvendosja
Përgjigjuvetvendosja organizate e serbise dhe russis te shporret nga shqperia
Përgjigju