Mbledhja e Komisionit të Verifikimit të Mandateve në ditën e konstituimit të parlamentit të ri u zhvillua me dyer të mbyllura, por në të ka pasur debate mes mazhorancës dhe opozitës.
Report TV zbardh procesverbalin e kësaj mbledhjeje, ku fillimisht demokratët kanë shprehur shqetësim për deputetët që janë edhe këshilltarë bashkiakë, ndërsa më pas Vasilika Hysi i ka pyetur nëse në grupin e tyre parlamentar kishin ose jo ndonjë ushtarak që kishte fituar mandat deputeti dhe që mund ta humbnin atë në respekt të Kushtetutës.
Luçiano Boçi i është përgjigjur se në grupin e PD-së, ka vetëm një ish-ushtarak: Gjunkshi i zgjedhur në Dibër, por tha Boçi, Gjunkshi është shkarkuar si shef shtabi, duke e “shpëtuar” nga pavlefshmëria e mandatit.
/Shqiptarja.com