U plagos në lokalin e Noizyt, zbardhet dëshmia e Ardit Kërtushës: Ishte atentat i mirëfilltë, do kryhej nga vrasës me pagesë

U plagos në lokalin e Noizyt, zbardhet dëshmia e Ardit Kërtushës: Ishte atentat i mirëfilltë, do kryhej nga vrasës me pagesë

1652703865_WhatsAppImage20220516at2.23.09PM.jpeg

Zbardhet dëshmia e Ardit Kërtushës. Burimet bëjnë me dije se Kërtusha mohon që ngjarja të ketë ndodhur për motive banale apo konflikt të çastit duke deklaruar se ishte atentat i mirëfillta që do kryhej nga vrasës me pagesë. Sipas tij, personi ishte me kapuç dhe me dy pistoleta duke qëlluar katër herë, por për fat të mirë pistoleta u bllokua.

"Nga jashtë lokalit ka ardhur një djalë i ri, i cili mbante në fytyrë një maskë anti-COVID, me syze të errëta dhe kapele në kokë. Sapo është afruar tek tavolina ku isha, atentatori ka nxjerrë një pistoletë dhe qëlloi në drejtimin tim.  Por, pistoleta u bllokua pasi ka qëlluar vetëm 1 herë, ndërsa autori futi dorën në një çantë që mbante me vete, nga ku nxori një pistoletë të dytë. Unë u largova me shpejtësi sapo pash që pistoleta u bllokua. Ai më ndoqi dhe qëlloi edhe dy herë të tjera. Një prej plumbave më kapi në këmbë.”

Sakaq vetë Ardit Kërtusha sipas familjarëve ka pasi ka parë lajmet në media ka thënë:

“Është e paqartë se përse Policia e Durrësit nxitoi të shpërndante një mjegullnajë për dinamikën e ngjarjes, duke e konsideruar si një “konflikt të çastit.”


Lajmi kryesor:

U plagos me armë zjarri në lokalin e Noizyt në Durrës, ish-kandidati për kryetar i PS-së: Ishte atentat i mirëfilltë, do kryhej nga vrasës me pagesë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë