Dëshmia e Blerta Josifit: Anisa ishte 'pushtuar nga demonët' para se të vdiste! Ishim pjesë e Kishës Ungjillore! Ritet i kryenim në banesë, besonim në ringjallje

Dëshmia e Blerta Josifit: Anisa ishte 'pushtuar nga demonët' para se të vdiste! Ishim pjesë e Kishës Ungjillore! Ritet i kryenim në banesë, besonim në ringjallje

Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno zbardh dëshminë e Blerta Josifi, të vetmes së mbijetuar nga tragjedia në Kombinat. Blerta rrëfen se ato ishin pjesë e Kishës Ungjillore, por prej 5 vitesh nuk shkonin në Kishë, duke bërë që ritet fetare t'i ndiqnin në shtëpi. Para vdekjes, rrëfen Blerta, motra e saj Anisa ishte "pushtuar nga demonët", dhe se për këtë nuk e kishin dërguar asnjëherë në spital. Ajo jep edhe detaje, duke konfirmuar se Anisa ka ndërruar jetë 15 muaj më parë. më konkretisht më 27 mars dhe nuk i kishin treguar askujt pasi besonin shumë në Zot dhe se nëse do të bënin sakrifica ajo do të rikthehej sërish në jetë.

"Anisa përpara se të vdiste ishte pushtuar nga djalli. Asnjëherë nuk e çuam për mjekim dhe për krizat e saj nervore. Asnjë person nuk e dinte vdekjen e saj, as nga Kisha Ungjillore, pasi kemi rreth 5 vite që nuk shkonim, dhe e vazhdonim vetë rrugëtimin me Zotin. Motra ka ndërruar jetë në 27 mars 2019, ndërsa nëna ka ndërruar jetë në 2 korrik 2020. Të trija kishim besim të madh në Zot dhe jemi pjesë e Kishës Ungjillore, por kemi rreth 5 vite që nuk shkojmë në kishë. Përpara se të ndërronte jetë, nëna kishte qëndruar 52 ditë pa ngrënë. Për vdekjen e Anisës nuk i treguam asnjë personi, por vazhduam ta mbajmë trupin në banesë pasi së bashku me nënën besonim se nëse do të bënim sakrifica, Anisa do të kthehej sërish në jetë", mësohet të ketë thënë Blerta në dëshminë e saj.


Lajmi kryesor:

Vetëflijimi i nënë e bijë/ Dëshmia e vajzës: Motra u pushtua nga 'demonët'! Kisha Ungjillore: Familja anëtare e jona para 15 vitesh, s'predikojmë vetëvrasjen


B.K.//Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive