
Report Tv ka siguruar dëshminë e dhënë në polici të nënës 33-vjeçare, e cila dyshohet se kishte braktisur 3 fëmijët e mitur në Durrës, që u gjetën sot brenda apartamentit të tyre, në kushte higjenike skandaloze dhe të pangrënë.
Dëshmia e nënës në polici:
Kam 5 vjet e divorcuar.
Punoj banakiere dhe të tre fëmijët i lë së bashku kur iki në punë.
Paguhem 400 mijë në muaj dhe paguaj 300 mijë qiranë.
E kam të pamundur që të rri me fëmijët, se s’kam të ardhura me çfarë të paguaj qiranë dhe t’i ushqej.
Ky është kurth nga ish-vjehrra, e cila më ka paditur se braktis fëmijët. Si mund ta bëj këtë kur unë vetë punoj?
Më ka hyrë pa leje në shtëpi, ka mësuar fëmijët të flasin keq kundër meje.
Nuk e di, por kjo është e patolerueshme: si vjen në shtëpinë time pa leje dhe më denoncon në polici?
Do t’i mbroj fëmijët, se babai i fëmijëve ka qenë në burg në Itali për 5 vjet. Doli nga burgu dhe ka paguar për fëmijët 180 mijë lekë të vjetra. Si mund t’i ushqej fëmijët me 180 mijë të vjetra në muaj?
Unë fëmijët nuk i braktis kurrë, se jam nënë. Djali i dytë vuante nga epilepsia dhe kam shkuar në spitale për kurim për një kohë të gjatë, tani është më mirë. Veshkën e shes e fëmijët nuk i braktis. Fëmijët nuk i lë në jetimore!
Lajmi kryesor:
E rëndë në Durrës/ 3 të mitur gjenden të braktisur në banesë nga e ëma, 3 ditë pa ngrënë dhe 1 muaj pa shkuar në shkollë! Vihet nën hetim 33-vjeçarja, zbardhet dëshmia e saj (FOTOT+VIDEO)










