TIRANE- Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dokumentuar grabitjen e koncesionarit të “Benzit”, nga banda e “Babagjyshëve”. Sipas organit të akuzës, Edmond Selala dhe Agustin Sula grabitën koncesionarin e “Benz”-it, ndërkohë që të dy kanë qenë të veshur si policë në momentin kur kanë kryer grabitjen.
Dy nga anëtarët e bandës së “Babagjyshëve”, Selala dhe Sula tashmë janë arrestuar, dhe ndaj tyre është vendosur masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë që vijojnë hetimet për grabitjet e kryera nga ky grup.
Në kërkim anëtari i 10 i bandës, vazhdojnë hetimet
Policia e kryeqytetit ka bërë të ditur pasditen e sotme edhe emrin e anëtarit të radhës të identifikuar të bandës së “Babagjyshëve”. 26- vjeçari Mark Shpendi është shpallur në kërkim nga ana e policisë si anëtar i dyshuar i një bandës që ka realizuar disa vjedhje spektakolare, ku vlen për t'u përmendur grabitja e 24 dhjetorit 2013 në qendrën tregtare TEG.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com