TIRANE- Zbardhet i plotë raporti “Mbi kontrollin e ushtruar në ILDKPKI për verifikimin e përmbushjes së detyrës funksionale”. Në faqen zyrtare online të Kuvendit të Shqipërisë është publikuar i plotë raporti i hartuar nga grupi i kontrollit për veprimtarinë e kryeinspektores Zana Xhuka në krye të ILDKP, i cili kërkon shkarkimin e saj nga kjo detyrë.
Më 22 janar nga “Shqiptarja.com”, publikoi një faksimile të raportit të maxhorancës për shkarkimin e Zana Xhukës.
Raporti i grupit të kontrollit të ngritur nga Parlamenti në nëntorin e vitit të kaluar, arrin në konkluzionin se emërimi i Zana Xhukes në këtë post është i pavlefshëm duke propozuar shkarkimin e saj nga posti i kryeinspektores. Në ketë raport theksohet se emërimi është bërë në kundërshtim me ligjin pasi ajo nuk plotëson kriteret e përcaktuara në nenin 12 që sanksionon se kreu i ILDKP duhet të ketë arsimin e lartë si Ekonomist Financier ose Jurist si dhe eksperiencë në profesion jo më pak se 10 vjet, kërkesa këto që Xhuka nuk i përmbush.
Grupi i kontrollit i përbërë vetëm nga mazhoranca rendit edhe një sërë shkeljesh nga kryeinspektorja si dhe refuzimin e saj për të bashkëpunuar me Parlamentin.
Ndërkohë që grupi i kontrollit nga Parlamenti u ngrit pas përplasjeve mes punonjësve të inspektoriatit dhe drejtueses së tij, Zana Xhuka, çështje që përfundoi edhe dyert e Prokurorisë.
/Shqiptarja.com

Zbardhet raporti i maxhorancës për Zana Xhukën:I paligjshëm emërimi