PD: Kemi kallëzuar KQZ-në, Arta Marku të mos pengojë hetimet

TIRANE-Partia Demokratike njofton se ka kallëzuar në prokurori anëtarët e KQZ, komisionerët e PS dhe zyrtarë të lartë për krimet e kryera para, gjatë dhe pas 30 Qershorit. PD-ja i kërkon Kryeprokurores Arta Marku të mos pengojë hetimet për krimet elektorale të 30 Qershorit. Pavarësisht nga deklarata zyrtare nuk rezulton megjithatë deri tani asnjë kallëzim i dërguar konkretisht në prokurori nga Partia Demokratike ndaj procesit zgjedhor, përveç një kallëzimi që ka lidhje vetëm me procesin në bashkinë e Lezhes.

Nëpërmjet një letre të datës 12 Korrik, për të cilën është vënë në dijeni edhe shefja e Misionit të ODIHR, Audrey Glover, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, vë në dukje se sipas tij organi i akuzës në Republikën e Shqipërisë, jo vetëm nuk po heton seriozisht dosjet e vjetra 184 të Dibrës dhe 339 të Durrësit por nuk ka nisur asnjë hetim për asnjë prej shkeljeve të rënda ligjore që u konstatuan gjatë procesit antikushtetues të 30 Qershorit.  Letra e numrit 2 të PD-së shpreh mosbesimin e opozitës për Arta Markun për shkak të zgjedhjes së saj antikushtetuese nga qeveria e Edi Ramës.

Që prej emërimit tuaj antikushtetues si Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme, kontrolli i qeverisë mbi prokurorinë është çimentuar, duke sjellë, njëkohësisht, çimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë ndaj zyrtarëve të lartë shtetërorë. Gjatë drejtimit tuaj, asnjë zyrtar i lartë i qeverisë, asnjë politikan, asnjë funksionar i lartë publik nuk ka dalë para drejtësisë për krimin e korrupsionit apo të krimeve zgjedhore, megjithëse denoncimet publike kanë qenë me qindra” - thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

PD rendit sipas saj të gjitha shkeljet e ligjit, të vëna në dukje prej saj, nga media dhe misioni ODIHR-it para, gjatë dhe pas 30 Qershorit, si presioni sipas selisë blu ndaj punonjësve të administratës shtetërore, 'blerja e votave, mbushja e kutive të votimit, shkelja e ligjit dhe e Kushtetutës nga 4 anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve etj'.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, nxjerr në pah sipas tij mosveprimet e prokurorisë për dosjet e krimeve zgjedhore dhe pasojat për vendin. “Mosveprimi i prokurorisë për krimet zgjedhore të partisë në pushtet është i përsëritur. Ai ka prodhuar pasoja të rënda për demokracinë, duke kaluar nga një masakër elektorale tek një tjetër. Në dijeninë tonë, deri tani, prokuroria nuk ka guxuar as të marrë në pyetje personat kryesorë të përfshirë në dosjet penale të krimeve elektorale të viteve 2016 apo 2017, si Edi Rama, Damian Gjiknuri, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu etj“- thuhët në letër.

7 pikat sipas PD-së që rrëzojnë si të paligjshëm 30 Qershorin
I. Moszbatimi i dekreteve të Presidentit me pasojë cenimin e të drejtës kushtetuese të qytetarëve për të zgjedhur.

II. Regjistrimi i Bindjes Demokratike në kundërshtim me ligjin.

III. Cënimi i të drejtës së opozitës për të marrë pjesë në administrimin e zgjedhjeve

IIII. Mashtrimi dhe manipulimi me të dhënat e pjesëmarrjes në votimet e 30 Qershorit.

V. Fletët e votimi “kontrabandë” për votimet në Bashkinë e Vaut të Dejës.

VI. Emërimi i komisionerëve në kundërshtim me ligjin nga ana e KQZ.

VII. Krimet zgjedhore në të gjithë territorin: blerja e votave, fshehtësia e votës, presioni në administratë etj.

Partia Demokratike thotë se ato përfshijnë 9 vepra penale dhe të gjitha bashkë dënohen nga 31-45 vjet burg.
1. Shpërdorimi i detyrës

2. Falsifikimi i materialit zgjedhor dhe rezultateve të zgjedhjeve

3. Shkelja e fshehtësisë së votimit

4. Votimi më shumë se 1 herë ose pa u identifikuar

5. Korrupsioni aktiv në zgjedhje

6. Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore

7. Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje

8. Marrja ose përdorimi i paligjshëm i dokumenteve të identifikimit

Në letrën dërguar për dijeni edhe shefes së Misionit të ODIHR-it, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i drejtohet Arta Markut duke i kërkuar që t’i shërbejë interesit publik dhe axhendës europiane të vendit. “Është koha që ambicia juaj për t’u emëruar Prokurore e Përgjithshme me ndihmën e Edi Ramës të mos pengojë hetimin e krimeve zgjedhore të partisë në pushtet, të korrupsionit të qeverisë së Edi Ramës dhe të krimit të organizuar me lidhje qeveritare”- mbyllet letra e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazmet Bardhi.

Letra e Partisë Demokratike drejtuar Arta Markut , për dijeni dhe Shefes së misionit të OSBE për zgjedhjet e 30 Qershorit  Audrey Glover

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 20/07/2019 16:45

    Duhet me degjuar per dite edhe LGBT-ën

    Përgjigju
  • DEBIL rexhep leka KASAP [ KEPI ]: 20/07/2019 16:07

    O gazmend ziu kur del dhe ti e jep men që ske men fare. Po hik o qorogly e meru me ndonjë loj o gazmend karalloi. Po lylin se shpëton dot Zoti e jo mo ti o karallo.

    Përgjigju
    • Arbëri: 20/07/2019 17:20

      Të lumt ...!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës