Zbardhet përplasja te Kukësi mes
lojtarëve e Presidentit pas humbjes
Kukësi u mund në shtëpi me rezultat të pastër 1-3 nga Lushnja e vendit të fundit. Nëse humbjet ndaj Skënderbeut apo Partizanit ishin deri diku të justifikuara, kjo ndaj Lushnjës ishte ai i “nokautit”.
Kukësi u mund në shtëpi me rezultat të pastër 1-3 nga Lushnja e vendit të fundit. Nëse humbjet ndaj Skënderbeut apo Partizanit ishin deri diku të justifikuara, kjo ndaj Lushnjës ishte ai i “nokautit”. Tashmë verilindorët janë në krizë të thellë rezultatesh, psikologjike e duket se situata u ka dalë nga duart të gjithë drejtuesve të klubit, madje dhe vetë presidentit Gjici.
Ishte vetë kreu i klubit që zbriti nga tribuna VIP në dhomat e zhveshjeve në pushimin e pjesës së parë, ku me të drejtë i shqetësuar u bëri me dije futbollistëve se duhet të kthenin rezultatin, pasi ishin shumë dobët. Pas shkundjes së numrit një të klubit, ekipi hyri në fushë dhe e dha rezultatin direkt, pasi 2 minuta sa nisi pjesa e dytë, Kukësi barazoi. U duk sikur çdo gjë do kalonte në favor të verilindorëve, por lushnjarët treguan se nuk kishin ardhur për shëtitje në Kukës, por për të marrë tri pikët, dhe ia arritën qëllimit.
Sapo takimi përfundoi, të gjithë lojtarët e verilindorëve shkuan me vrap në dhomat e zhveshjeve, pasi trysnia dhe zhgënjimi, si dhe sharjet nga tifozët e ndodhur në tribunën kryesore ishin të shumta. Të vetmit që nuk shkuan në dhomat e zhveshjeve ishin trajneri Milinkoviç dhe ndihmësi i tij Papa. Tension, të bërtitura dhe një atmosferë mjaft e rëndë në dhomat e zhveshjeve të Kukësit, ku britma dhe goditje stolash dëgjoheshin deri jashtë.
Disa prej senatorëve ishin duke bërtitur dhe kritikuar shokët e ekipit për pak sekonda, derisa në dhomat e zhveshjeve mbërrin presidenti Safet Gjici, i cili tregohet mjaft i ashpër me lojtarët, duke u bërtitur për këtë humbje. Nuk pati asnjë reagim nga lojtarët, madje njëri prej futbollistëve kryesorë ka thënë: “Ke të drejtë, bëj çfarë të duash! Të gjithë jemi për të ikur në shtëpi”. Presidenti Gjici ka shfryrë për rreth 5 minuta dhe është larguar mjaft i nervozuar. Panoramasport
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?
-
Të drejtë
55.6%
-
Të gabuar
41.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 11250
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bota reagon pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit
1 Tetor, 23:02
-
Protesta e PD më 7 tetor, gazetarja Danjela Maloku: Pritet pjesëmarrje jo shumë e lartë! Do jenë militantët besnikë, qëllimi të imponohet me dhunë
1 Tetor, 22:45
-
Edi Paloka s'pranon të paguajë dëmet nga karriget e djegura në Kuvend: O farë e keqe, do t'ju zhdukim me çdo mënyrë
1 Tetor, 22:36
-
Zbardhet fatura e kripur, ja sa kushtojnë karriget e djegura! Paratë do mbahen nga rrogat e deputetëve
1 Tetor, 22:32
-
Çaça: Më datë 7 nuk do jetë protestë e paqtë! Meçe: Filozofia e sensibilizimit të vendit përmes dhunës vjen prej organizatave terroriste
1 Tetor, 22:30
-
Shqipëri, mungojnë masat ligjore për fushatat zgjedhore online
1 Tetor, 22:18
-
Bojkoti i opozitës/ Gazetarja Danjela Maloku zbulon prapaskenat: Shumë deputetë janë të pakënaqur! Braktisën komisionin që e ngritën me shumë mund
1 Tetor, 22:04
-
Sulmi i Iranit, Ambasada Shqiptare në Izrael: Jemi në gatishmëri për çdo nevojë të shqiptarëve këtu
1 Tetor, 22:01
-
Dënimi i Salianjit, Ibsen Elezi: Të gjithë në PD e dinin që audiopërgjimi ishte mashtrim! Kaosi në Kuvend bëhet sa herë vjen buxheti
1 Tetor, 21:53
-
Irani goditi 3 baza ushtarake! Forcat Ajrore izraelite: Do të vazhdojmë të sulmojmë
1 Tetor, 21:43
-
24 deputetë të opozitës në hetim për shkatërrim prone/ Meçe: U futën për t'i vënë flakën parlamentit! Sollën lëndë djegëse me paramendim
1 Tetor, 21:35
-
Aksident në autostradën Vlorë – Fier, mjeti del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset 27- vjeçarja
1 Tetor, 21:23