Zbardhet pasuria e Bashës
Visho Likës, dhe Zaganjorit  

Zbardhet pasuria e Bashës<br />Visho Likës, dhe Zaganjorit  
Të ardhurat dhe shpenzimet e kreut të institucionit kryesor të sekreteve në Shqipëri, Visho Ajazi Likës, vijojnë të lidhen me të shkuarën e tij në Kanada. Kreu i SHISH, në deklaratën e pasurisë për vitin 2015, deklaron se ka investuar në një kompani private, 4.5 mijë dollarë kanadez, si fond për pension. Numri një i inteligjencës shqiptare vijon të shlyejë një kredi me interes zero, për 30 vjet, për blerje apartamenti.

Ai ka marrë 5,000,0000 lekë, ndërsa ka shlyer 300,000 lekë deri në fund të vitit 2015. Visho Ajazi Lika ka deklaruar edhe 1,794,361 lekë të ardhura, të cilat burojnë nga paga si drejtues i Shërbimit Informativ Shtetëror. Po ashtu, kreu i SHISH deklaron 5, 443.16 lekë të bashkëjetueses së tij, Brunilda Syrja Spahiu. Kjo e fundit dekoron edhe 525,001 lekë të ardhura nga paga tek Autoriteti Rajonal Shëndetësor. Ndërkaq, fëmijët e kreut të SHISH vijojnë të shlyejnë kredi për shkollimin në Kanada, por edhe të deklarojnë të ardhura nga punësimi.

ajazi lika pasuria

Lulzim Basha
Kryetari i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, për vitin 2015, ka deklaruar pranë ILDKP vetëm pagën e tij si ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës dhe të ardhurat e bashkëshortes. Konkretisht, Basha deklaron 1,267,273 lekë, pagën si ish-kryebashkiak i Tiranës. Ndërkaq, bashkëshortja e Bashës deklaron 25 mijë euro si pjesë e programit të EWCP në Holandë. Ndërkaq, Lulzim Basha, në deklaratën fillestare, ka deklaruar shtëpi banimi në Holandë në vlerën 510 000 gulden, apartament në Tiranë në vlerën 205 000 dollar, apartament në Durrës në vlerën 33 000 euro, apartament në Tiranë në vlerën 17 500 lekë, apartament në Tiranë në vlerën 62 000 dollar, truall me sip. 22 100 m2 në Tepelenë etj.

pasuria bashes

Xhezair Zaganjori
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, në deklaratën e interesave për vitin 2015, deklaron të ardhura të shumta nga qiratë, llogaritë rrjedhëse, fondacionet dhe sidomos nga mësimdhënia në disa fakultete. Zaganjori deklaron 1,765,000 lekë të ardhura nga dhënia me qera e një bodrumi, shtesa në pesë depozita, në shumat 133,280 lekë, 100 euro, 2,000,000 lekë, 500.000 lekë dhe 300 euro. Po ashtu, kryetari i Gjykatës së Lartë thotë se ka kaluar në emër të djalit 9 mijë euro.

Zaganjori deklaron gjithashtu 2,063,000 lekë pagë si kryetar i Gjykatës së Lartë, si dhe 1,430,000 lekë të ardhura nga paga e bashkëshortes si notere. Zaganjori deklaron 718,000 lekë të ardhura nga mësimdhënie në Fakultetin e Drejtësisë, 170 euro, dhe 200,000 lekë të ardhura nga mësimdhënia në UT dhe Universitetin Luarasi, 232,000 lekë të ardhura nga ardhura nga bashkëpunimi me Institutin e Studimeve Politike, 170 euro të ardhura nga bashkëpunimi me Fondacionin Hamms Se Idel etj. Bien në sy se subjektet deklaruese, në poste të larta shtetërore, kanë punësuar edhe fëmijët në organe dhe ente të ndryshme shtetërore. 

zaganjori pasuria 1

Shkëlqim Ganaj
Pasuria e deklaruar për vitin 2015 e kreut të ILDKP Shkëlqim Ganaj.

ganaj pasuria

ganaj pasuria

Redaksia Online
(A.N/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!

Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!