Zbardhet pasuria e Presidentit
ja paratë që mban në shtëpi
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, disponon llogari bankare, por preferon që të mbajë para edhe cash në shtëpi.
Presidenti i Republikës Bujar Nishani, disponon llogari bankare, por preferon që të mbajë para edhe cash në shtëpi. Nga deklarata e fundit e pasurisë e vitit 2015, publikuar nga Open Spending Data, rezulton se Bujar Nishani këtë vit ka pasur llogari bankare me shtesa, si dhe ka shlyer pjesë të kredisë bankare.
Ja pasuria e deklaruar nga Presidenti
TË ARDHURAT DHE ANGAZHIMET NË VEPRIMTARI PUBLIKE / PRIVATE 2015Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet 1) Të ardhura nga Paga si President i Republikës neto për 2015 në vlerën 2 302 752 (dy milion e treqind e dy mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e dy) lekë.
2) Dieta për udhëtime jashtë vendit 2 760 dollarë dhe 1 140 euro.
Të ardhura si Këshilltarë/Anëtarë Bordesh Të ardhura nga drejtimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vlerë neto 102 000 (njëqind e dy mijë) lekë.
Të ardhura nga interesa bankare dhe të kredidhënies Interesa depozite dhe bono thesari shtuar me 372 euro dhe 227 780 lekë.
Të ardhura Qiradhënie
1) Të ardhura nga qiradhënia e një apartamenti Durrës 600 000 lekë.
2) të ardhura qiradhënie dyqan Durrës 660 000 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
1) Zonja Odeta Nishani të ardhura neto (pasi janë hequr tatimet dhe kontributet) nga paga dhe shpërblime nga puna në Bankën e Shqipërisë në vlerën 1 484 080 (një milion e katërqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëdhjetë) lekë.
2) Zonja Odeta Nishani hyrje nga dietat 930 euro plus 1 140 dollarë.
Të tjera
1) Shtuar dy llogari rrjedhëse me 46 755 lekë dhe 64 442 lekë.
2) shtuar një llogari rrjedhëse e bashkëshortes me 52 802 lekë.
3) Pakësuar një depozitë bankare me 3 000 euro.
4) Gjendje Cash në banesë 250 000 lekë.
SHPENZIMET E DEKLARUESHME 2015
Kredi e paguar gjatë 2015 në vlerën 285 810 lekë, detyrimi i mbetur 3 598 788 lekë.
Redaksia Online(A.N/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
43.3%
-
Gafë
51.8%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 5170
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shiste kokainë, arrestohet 32-vjeçari në Pogradec-Qafë Thanë! Dozat iu gjetën në automjet (EMRI+VIDEO)
10 Janar, 09:30
-
Durrës/ Zbulohet ambienti ku ushtrohej prostitucioni, në kërkim dy tutoret nga Kina! Shfrytëzonin dy kineze të tjera
10 Janar, 09:20
-
GOLAT/ Fitore ‘me dhunë’, Real Madrid mposht 3-0 Mallorcan dhe gjen Barçën në finalen e Superkupës së Spanjës
10 Janar, 09:20
-
Trump shikon një takim të afërt me Putin: Ai dëshiron të takohemi dhe po vendosim
10 Janar, 09:12
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta
10 Janar, 09:01
-
VIDEO/ Dëmtimi i rëndë, Armando Brojës iu dha oksigjen në fushë! Trajneri: Duket keq, kemi shpresa
10 Janar, 08:43
-
Media italiane 'Volo Scontato': Shqipëria mes destinacioneve evropiane që nuk duhen humbur në 2025
10 Janar, 08:37
-
Sa i përket punës, këto ditë do të merrni një lajm të mirë, horoskopi për sot
10 Janar, 08:30
-
Aksident i trefishtë në aksin Lezhë- Milot, dy makina përplasen me autobusin e nxënësve, s'ka të lënduar
10 Janar, 08:17
-
SHBA/ Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e Trump për të ndalur dhënien e dënimit nga një gjykatë në Nju Jork
10 Janar, 08:16
-
Zef Brozi: A po e mbron SPAK Sali Berishën për Aktin Terrorist Shtetëror të 21 Janarit 2011?
10 Janar, 07:43