Zbardhet propozimi i SHBA
për Reformën në Drejtësinë

Zbardhet propozimi i SHBA<br />për Reformën në Drejtësinë
Zbardhet propozimi i SHBA për zgjidhjen e ngërçit për reformën në drejtësi. Viktoria Nuland u la një ditë më parë në tryezë partive politike një formulë përmes të cilës ekspertët ndërkombëtarë kanë rol skualifikues në procesin e vetingut, çka përkthehet që në rastet e kandidaturave të papëlqyera nga ekspertët, ato të mund të skualifikohen pa u përfshirë fare në proces.
 
Burime për Report Tv nga mazhoranca thanë se pikërisht kjo pikë  po vijon të negociohet, pasi PS kërkon të ndjekë këtë rrugë të propozuar nga SHBA, duke përcaktuar  që për seleksionimin e kandidaturave të ngarkohet operacioni ndërkombëtarë të monitorimit. 
 
Nga ana tjetër PD kërkon që ndërkombëtarët të kenë rol monitorues dhe jo skualifikues në këtë proces ndërsa në formulën e prezantuar më herët nga PD procesin e seleksionimit e kryen një trupë  e zgjedhur më short nga gjykatat kushtetuese.
 
Ndonëse kjo është pika që i ndan palët për formulën  që do të ndiqet për vetingun, një tjetër çështje mësohet se është tejkaluar tashmë. 
 
Propozimi i SHBA për komisionin ad hoc, sipas versionit të fundit të PD është pranuar nga mazhoranca dhe është rënë dakord që komisioni do të përbëhet nga 12 anëtarë, 6 nga maxhoranca e 6 nga opozita. Komisioni parashikon që anëtarët e tij kanë të drejtën e një vote të fshehtë vetëm për një kandidaturë.
 
Më pas 12 emrat e përzgjedhur në të njëjtën kohë elektronikisht nga komisionit i dërgohen si listë e unifikuar për votim seancës parlamentare. 

Propozimi i SHBA është një përpjekje e fundit për të gjetur konsensusin mes palëve për të arritur miratimin e Reformës në Drejtësi, ndërsa nga dita e përcaktuar për votimin në Kuvend kanë mbetur edhe 10.
 
Ndihmës/Sekretarja Amerikane e Shtetit Viktoria Nuland tha se propozimi ri i është hibrid, me ide nga mazhoranca dhe opozita dhe synon konsensusin final. 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'