I hiqet licenca azilit ku u dhunua e moshuara në Pejë! Protestë në Gjakovë, e bija: Nëna nuk më ka vetëm mua, por të gjithë ju

I hiqet licenca azilit ku u dhunua e moshuara në Pejë! Protestë në Gjakovë, e bija: Nëna nuk më ka vetëm mua, por të gjithë ju

Posterë me fotografinë e Aurona Pelajt ngjiten në hapësira publike

KOSOVË- Pas sulmit nga infermieret në Shtëpinë e të Moshuarve në Pejë ndaj së moshuarës, një protestë është mbajtur në Kosovë, më specifikisht në Gjakovë, ku dhe është vendi i lindjes të Miniere Nurës.  Pjesë e protestës ishte edhe e bija e së moshuarës, Zhaneta  e cila ka kërkuar drejtësi.

“Të gjitha u thanë. Për Taulantin, nënën dhe familjen. Ju kisha lut të ketë drejtësi dhe vetëdijësim nga të gjitha institucionet… Nëna nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin por ju paska të gjithë ju”, tha vajza e 70-vjeçares.

Protesta është thirrur nga organizata “Krimet e Luftës” në Gjakovë, kjo për shkak se moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura. Në mure janë ngjitur foto të dhunueses Aurona Pelajt, vajza nga Peja që po mbahet në arrest me mbishkrimin “Dhunuesja ka emër”.

Mirëpo kjo ka sjellë edhe reagime. Anëtarja e Partisë Socialdemokrate (PSD), Teutë Rrusta shprehet se pavarësisht dhimbjes që zgjohet në këtë rast, thekson se s’pajtohet me një mënyrë të tillë të reagimit të publikut të cilin e quan “persekutim”.

“A ta varim në shesh? Nuk mundem në asnjë mënyrë me u pajtu me këtë formë ndëshkimi publik. Ky është persekutim. A mundet thirrja për drejtësi me tingëllu kështu? Asesi jo. Një qasje e tillë as nuk i ndihmon viktimës. Për më tepër krejt ngjarja është përcjellur me pamje të viktimës, aspak etike. Është i kuptueshëm zemërimi, dhe mirë që ka indinjatë. Por reagimet, marrë së bashku e krijojnë imazhin e personit që po kritikohet. Kjo është e padrejtë” shkruan ajo.

Nga ana tjetër, mediet në Kosovë kanë zbardhur ekzaminimin mjekësor të të moshuarës që u dhunua nga infermierja Aurona Pelaj dhe në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.  Sipas mediave në raportin mjekësor thuhet se nga ekzaminimi ka rezultuar se viktima ka pasur lëndime trupore edhe më herët. Po ashtu, sipas të njëjtit raport viktima sipas mjekëve nuk është në gjendje të flasë për atë çka i ndodhi, kështu që u vendos që dëshmia e saj të merret në një situatë tjetër.

Sot, Ministria e Financave në Kosovë  ka njoftuar se ka hequr licencën shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë, pikërisht vendi ku ka ndodhur rasti i dhunës fizike.

Vendimi thuhet se ka ardhur pas inspektimit dhe pas dorëzimit të raportit tek Komisioni Licencues. Pas takimit urgjent është marrë vendim për heqjen e licences dhe i është lënë një afat 24 orësh për t’i njoftuar familjarët e të moshuarve.

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimi prej 30 ditësh për të treja ish- infermieret të cilat akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë sulmuar fizikisht të moshuarën në azilin “Orenda” në Pejë. Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:49
Dhunimi fizik i të moshuarës në Pejë, azilit 'Orenda' i hiqet licenca


Pas ngjarjes së rëndë në Kosovë ku një e moshuar u dhunua  fizikisht nga tre infermieret, Ministria e Financave në Kosovë  ka njoftuar se ka hequr licencën shtëpisë së të moshuarve “Orenda” në Pejë, pikërisht vendi ku ka ndodhur rasti i dhunës fizike.

Vendimi thuhet se ka ardhur pas inspektimit dhe pas dorëzimit të raportit tek Komisioni Licencues. Pas takimit urgjent është marrë vendim për heqjen e licences dhe i është lënë një afat 24 orësh për t’i njoftuar familjarët e të moshuarve.

Njoftimi i plotë i Ministrisë:

Revokohet licenca e subjekit “Orenda” Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

“Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.”

Ora 15:08
E bija e së moshuarës që u keqtrajtua flet në protestë: Nëna nuk më ka vetëm mua, por të gjithë ju

1667571103_zhanetanura780x4391.jpg

Në Gjakovë është mbajtur një protestë në mbështetje të të moshuarës. E pranishme ka qenë edhe bija e së moshuarës, Zhaneta  e cila ka kërkuar drejtësi.

“Të gjitha u thanë. Për Taulantin, nënën dhe familjen. Ju kisha lut të ketë drejtësi dhe vetëdijësim nga të gjitha institucionet… Nëna nuk më ka vetëm mua, Zhanetën, Milotin e Taulantin por ju paska të gjithë ju”, tha vajza e 70-vjeçares.

M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ani: 04/11/2022 15:18

    zonje e nderuar të gjithë i paska pas vetëm kalamajt e vet jo(kur nuk e keni mbajtur ju mos prit nga të tjerët

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet

Zyrtare/ Arinaldo Rrapaj prezantohet në Ukrainë, Partizani arkëton 900 mijë euro nga shitjet