Trafikantët nga Stambolli u japin rryshfete politikanëve, shefave të policisë dhe ruajtësve të kufinjve në mjaft shtete Europiane për t’u mbyllur sytë në kalimin ilegal të dhjetra mijëra refugjatëve të dëshpëruar nga Turqia e Lindja e Mesme drejt vendeve të Europës Perëndimore. The Guardian zbardh rrjetin e trafikut dhe rrugën që përshkojnë refugjatët nga Turqia drejt Greqisë, më pas drejt Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Hungarisë për të përfunduar në Austri e më tej.
Sipas tyre agjensitë inteligjente të Turqisë e dinë sesi funksionon ky trafik ilegal dhe kush është në krye si organizator, bashkë me nënvartësit e shumtë të korruptuar të vendeve europiane.
The Guardian ka siguruar rrëfimin e një prej kontrabandistëve, Abu Ali, i cili thotë se ai vendos për udhëtimit por janë shumë të tjerë ata që bëjnë të mundur funksionimin e këtij rrjeti trafikues.

Rrjeti i trafikuesve ka lulëzuar për shkak të luftrave të ekstremistëve islamikë dhe njerëzit janë të dëshpëruar të largohen nga lufta duke paguar shifra të mëdha parash, e duke rrezikuar shpeshherë në kushte tepër të vështira për të mbërritur në kryeqytetet Europiane. Udhëtimet realizohen me tragete, makina ose në këmbë dhe numri i madh i kërkesave ka sjellë fitime miliarda paundëshe për rrjetin e trafikantëve.
Shqipëria prej kohësh ka shërbyer si vend tranzit për kalimin e emigrantëve të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian. Ndërsa së fundi është shtuar numri i klandestinëve të kapur në kufi, vecanërisht atyre sirianë që vijnë nga Greqia dhe kalojnë përmes vendit tonë me destinacion përfundimtar vendet europiane.
/Shqiptarja.com

VIDEO