Zbardhet shkaku i vdekjes së Whitney Houston

Zbardhet shkaku i vdekjes së Whitney Houston
Konfirmohet shkaku i vdekjes së këngëtares së madhe Whitney Houston.Sipas burimeve të afërta me hulumtimet thuhet se Houston ka humbur jetën si pasojë e një mbytje aksidentale e cila ka ardhur për shkak të sëmundjes së zemrës dhe konsumimit të alkolit. Është vërtetuar prania e kokainës në trupin e këngëtares por nuk ka qenë ky shkaku kryesor i vdekjes. Burimet shprehen se këngëtarja ka shumë mundësi të ketë patur një atak në zemër duke e bërë atë të humbë vetëdijen e më pas të mbytet. Gjithashtu thuhet se ky atak ka ardhur si rezultat i forcimit të arterieve nga përdorimi i kokainës. Megjithatë raporti përfundimtar për vdekjes e saj pritet të lëshohet për dy javë. Ylli i muzikës u gjend e vdekur më 11 shkurt të këtij viti në dhomën e një hoteli në Beverly Hills.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim

Trafik armësh drejt Britanisë së Madhe, GJKKO lë në 'arrest me burg' 3 të arrestuarit, 3 të tjerë në kërkim