Kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi paguhet 1 milionë e 175 mijë lekë të vjetra në muaj. Në një vendim të këshillit bashkiak, sipas kësaj tabele, kategorizohen të gjitha pagat e punonjësve sipas sektorëve.
 
Bashkia Krujë ka bërë dje funksionale faqen e re të saj online, pas ndarjes territoriale, ku përfshin disa njësi të tjera administrative.
 
Në këtë kuadër, janë publikuar disa vendime të rëndësishme të këshillit bashkiak dhe të kësaj bashkie, mes të cilave dhe kjo tabele qw tregon se sa paguhet administrata e saj.