Zbardhet takimi i Lu e Vlahutin
me LSI: Reforma, përpara qershorit

Zbardhet takimi i Lu e Vlahutin<br />me LSI: Reforma, përpara qershorit
Ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin kanë theksuar në mbledhjen e grupit parlamentar me Lëvizjen Socialiste për Integrim realizim me konsensus të reformës në drejtësi. 

Ambasadorët kanë kërkuar që reforma në drejtësi të mbyllet përpara qershorit. 

"Inkurajojmë forcat politike që të miratojnë reformën në drejtësi përpara qershorit. Reforma të realizohet me konsensus", ka qenë porosia e ambasadorëve. 

Lu e Vlahutin kanë theksuar gjithashtu se vonesa e reformës në drejtësi mund të shtyjë rekomandimin për çeljen e negociatave, për shkak se vitin e ardhshëm shumë vende të BE kanë zgjedhjet e tyre kombëtare dhe s'do ta kenë vëmendjen te Shqipëria. 

"Reforma duhet bërë këtë vit. Vitin e ardhshëm mbahen zgjedhjet në shumë vende europiane dhe vëmendja do të jetë te ato", kanë theksuar Lu e Vlahutin. 

Ambasadorët kanë theksuar gjithashtu se nuk janë në takime me grupet parlamentare për të cenuar pavarësinë e tyre. "S'jemi këtu për të cënuar pavarësinë e thuaj. Ne jemi partnerët thuaj". 

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025