Duket se fati i Ilir Metës, përfundimisht do të vendoset nga trupi gjykues i Gjykatës së Lartë, vetëm mbi përfundimet e tre ekspertëve shqiptarë, të cilët e nxorën video-përgjimin mes tij dhe ish ministrit të METE, Dritan Prifti, jo orgjinal, dhe dëshmisë së vetë Priftit, i cili pretendon të kundërtën.
DËSHMITË
E para dëshmimtare që u betua dhe ju përgjigj pyetjeve të prokurorit Bujar Shehu dhe avokatëve të Ilir Metës, Gëzim Veleshnja dhe Petrit Serjani, ishte 28 vjeçarja Estela Çela, aksionere me 10% e kompanisë "Halilaj Hollding".
Prokurori: Cili është pozicioni juaj në kompaninë " Halilaj Hollding", kur ka nisur bashkëpunimi juaj me Bekim Halilajn dhe cili është aktiviteti i kompanisë?
Estela Çela: Që prej themelimit të saj në vitin 2009, unë kam qenë administratore e kompanisë, si dhe aksionere me 10%. Me Bekim Halilajn, kam nisur bashkëpunimin që në vitin 2006, në bizneset e tij në Greqi ku edhe unë jam rezidente. Kompania "Halilaj Hollding", u krijua me synim tregëtimin dhe përpunimin e hidrokarbureve.
Prokurori: Çfarë dini ju, në lidhje me ankandet e 1 dhe 10 mars të vitit 2010 për shitjen e 30 mijë tonëve naftë bruto, nga ana e ALBPETROL?
Estela Çela: Edhe pse në atë kohë, unë kam qenë në Greqi, jam në dijeni që kompania e Bekim Halilajt ishte pjesmarrëse. Dhe se ankandi ishte anulluar me urdhër nga ministrt Prifti. (Vazhdon në Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com