Zbardhet udhëzimi i LSI-së për kartat
e reja të anëtarësisë, ja sa kushton

Zbardhet udhëzimi i LSI-së për kartat<br />e reja të anëtarësisë, ja sa kushton
LSI ka nxjerrë udhëzimin e ri për mënyrën e pajisjes së anëtarëve të saj me kartën e anëtarësisë, në kuadër të procesit zgjedhor në këtë parti. Në zbatim të vendimit të Kryesisë së LSI-së në datën 16 nëntor 2015, prej datës 1 janar 2016 ka nisur pajisja e të gjithë anëtarëve të LSI-së me kartën e re të anëtarësisë.
 
“Karta e anëtarësisë i jepet çdo anëtari të LSI-së vetëm pasi plotëson formularin e anëtarësimit dhe paguan vlerën prej 200 lekë të reja të kartës së anëtarësisë. Aplikimi për pajisjen me kartën e anëtarësisë mund të bëhet online në adresën e LSI, ose mund të bëhet pranë zyrave të LSI-së në çdo bashki, në çdo njësi vendore, si dhe pranë selisë qendrore të LSI-së. Me kartën e re të LSI-së do të pajisen të gjithë anëtarët që disponojnë ose jo kartën e mëparshme, si dhe të gjithë ata që aplikojnë për herë të parë për tu anëtarësuar në LSI”- thuhet në udhëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama. Edhe deputeti i Gjirokastrës në këtë parti, Vangjel Tavo bën thirrje për ardhjen e anëtarëve të rinj, teksa shton se barazia gjinore është një prej atributeve të LSI-së.
 
“Ajo që është më e rëndësishme, po i bëjmë të ditur qytetarëve se kemi filluar një fushatë për anëtarësimet e reja në parti. Lëvizja Socialiste për Integrim është forca që lufton pa pushim për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian si dhe në implementimin e standardeve evropiane në shoqërinë tonë. Ajo garanton demokraci të brendshme, transparencë maksimale si dhe raport të drejtë të pjesëmarrjes së gruas dhe rinisë në vendimet e saj. Ftojmë të gjithë simpatizantët dhe ata që besojnë tek programi, tek forca dhe vizioni i LSI, të drejtohen në rrugën që ata e gjykojnë më të lehtë për të kontaktuar me ne. Ne mirëpresim këdo që dëshiron të japë kontributin e vet në zhvillimin e demokracisë dhe të vendit”-përfundon Tavo.
 
Tavo: Ja vendimet e Kryesisë së LSI-së për procesin zgjedhor
Deputeti i LSI-së për Gjirokastrën, Vangjel Tavo ka bërë me dije vendimet e kryesisë së kësaj partie, lidhur me procesin zgjedhor brenda forcës politike. Ai thotë se zgjedhje do të kenë të gjitha forumet, si dhe karta dixhitale e anëtarësisë lidh anëtarët me rrjetet sociale, duke mundësuar një komunikim më efektiv qendër bazë.
 
“Në zbatim të vendimeve që u morën në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim të datës 20 shkurt 2016, dega Gjirokastër ka filluar organizimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e saj, si dhe në organizatat e Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe Lëvizjes Rinore për Integrim.
 
Në këtë kuadër po plotësohet dokumentacioni për pajisjen me kartë anëtarësie të të gjithë anëtarëve te saj. Karta është e një formati te ri, ne të cilën ka edhe disa elementë aksesi në komunikimin në rrjetet sociale që e bën jo vetëm një dokument formal, por edhe një dokument real të kontaktit dhe të ndërveprimit midis vetë anëtarëve, midis strukturave të partisë dhe zhvleftëson te gjitha kartat qe kane dale me pare nder vite,”- shprehet Tavo për Shqiptarja.com.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'