Zbardhet udhëzimi/ Trashëgimtarët e ish-të përndjekurve, radha si do merret kësti i parë, i dytë dhe i tretë

Zbardhet udhëzimi/ Trashëgimtarët e ish-të përndjekurve, radha si do merret kësti i parë, i dytë dhe i tretë

Foto ilustruese

Ministria e Financave ka nisur procesin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik që futen te kategoria e trashgimtarëve dhe nuk kanë marrë ende këstin e tretë. Përpos këtij porcesi po vijon ende dhënia e këstit të parë dhe të dytë. Por cila është radha për të marrë dëmshpërblimin. Fillimisht për të marrë këstin e radhës do të vijohet mbi bazën e dokumentacionit të kërkuar. Kjo do të thotë se kush nuk ka mangësi në dosje, atëherë do ta përfitojë më shpejt kësin e radhës.

Për këtë arsyje, Financat sygjerojnë trashgimtarët që të kontrollojnë dosjet nëse kanë mangësi në document, por edhe nëse e kanë aktiv numrin e llogarisë bankare. “Për shpërndarjen e kësteve të tjera, pagesa e këstit vijues, do të kryhet mbi bazë të dokumentacionit të dërguar më parë, kur nuk ka: Kontestim, nga rrethi i familjarëve ose të trashëgimtarëve. Ndryshime të statusit të ish të dënuarit politik ose të trashëgimtarëve, jetojnë. Revokim të prokurës së posaçme”, - thotë Ministria e Financave.

Dokumentet që duhet të dërgojnë janë:
1.      Dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar;

2.      Autorizim me shkrim i lëshuar nga përfituesi për të përfituar dokumentet e nevojshme elektronike; Çertifikatë vdekje e ish të dënuarit dhe ҫertifikatë e trungut familjar (ҫertifikata e trungut nuk mund të zëvendësohet me ҫertifikatë familjare) do të aksesohen dhe printohen nga ana e Drejtorisë së Pagesave të Dëmshpërblimeve nëpërmjet portalit të shërbimeve publike elektronike e-albania, brenda kuadrit të shërbimeve që disponon e-albania. Ato shërbime të cilat nuk aksesohen dot nëpërmjet portalit elektronik të shërbimeve publike do ti kërkohen subjekteve përfituese për ti dërguar;

3.      Numrat e llogarisë bankare në Lek (në përputhje me Standartin Ndërkombëtar ISO 13616 “Shërbimet bankare dhe të ngjashme-Numri Ndërkombëtar i Llogarisë Bankarë-IBAN”) për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv);

4.      Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

a.  Kur një trashëgimtar i radhës së parë, të ish të dënuarit politikë, nuk jeton, për të tërhequr dëmshpërblimin, trashëgimtarët e radhës së dytë, (fëmijët e tij) duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, të gjithë dokumentet e shënuara në pikën 2, për trashëgimtarin e radhës së parë që nuk jeton.

b.  Kur një trashëgimtar i radhës së dytë nuk jeton, e drejta e tyre për dëmshpërblim në bazë të ligjit nr. 9831, datë 12.11.2007 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë të rregjimit komunist”, i ndryshuar, nuk vazhdon më tej. Në këtë rast, shpërndarja e vlerës të këstit të radhës kryhet sipas rrethit të familjarëve, për trashëgimtarët që jetojnë. Për të fituar këtë të  drejtë, rrethit i familjarëve, duhet të  dërgojë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë: i.) Certifikatën e vdekjes së trashëgimtarit të rradhës së dytë që nuk jeton.  Personat, të cilët nuk dëmshpërblehen, për shkak të mosplotësimit të  dokumenteve, gëzojnë të drejtën për të marrë këstin e kësaj pagese në fazën tjetër, por jo më vonë se tre vjet pas publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare.

Për çdo shpërndarje të kësteve vijuese, trashëgimtari ligjor, duhet të dërgojnë në Ministrinë e Financave, këto dokumenta: Numrat e llogarisë bankare në Lekë për çdo trashëgimtar, ose për personin e autorizuar që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit në Lek, (dokumenti i bankës duhet      të jetë i periudhës kur dorëzohet dokumenti dhe të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).

Dokument identiteti (kopje ID-je, Pasaporte) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit. Në mbështetje të dokumentacionit të depozituar pranë Ministrisë së Financave, Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, në zbatim ligjit në fuqi për dëmshpërblimet e ish të dënuarve politik, të Vendimeve të Këshillit të Ministrave, të Udhëzimeve të Ministrit të Financave, realizon shpërndarjen e pagesave të këstit të radhës, duke bërë kontrollin e dokumentacionit të depozituar për çdo dosje individuale të ish të dënuarve politikë, pranë kësaj Drejtorie dhe duke ndjekur rradhën e pagesave të paguara ndër vite.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • astriti: 24/04/2019 14:25

    astriti pa u miratuar amendamenti ne parlament mistria nxjerr udhezimet

    Përgjigju
  • Marsel: 16/11/2018 13:46

    Jam nje nga trashgimtaret qe i ka dal emri ne gazete per marjen e kestit te trete por akoma nuk eshte bere asnje derdhje.Kam shume dite qe kam dorzuar dokumentacionet e nevijshme por akoma asnje.do iu lutesha shume thesarit te shtetit te behet derdhja sa me shpejt se jam me dy femi te vegjel dhe i papune.Flm

    Përgjigju
  • rimi: 26/10/2018 09:54

    O shtet shkërdhate por kur do të bëheni njëherë të vetëdijshëm se të përndjekurit nuk duhet të përfitojnë paga sepse ata kanë bërë gabime në atë kohë dhe i paguan. Tani shteti del dhe thotë ju është bërë padrejtësi dhe taksat që ne paguajë për të fuqizuar shtetin ,vetë shteti i shpërdoron kur vendi ynë ka shumë nevojë për këto lek,për shkolla për rrugë për punësim,mjaft i kemi mbajtur këto shushunja që pa na pijnë gjakun,por t'ju themi n,q,s, duan të hanë ti përvishen punës se nuk ju kemi borxh që lekët që i nxjerrim me djersë dhe gjak shpërdorohen kështu.

    Përgjigju
    • v.f.l.p: 12/11/2018 06:54

      ore ti klysh pas ardhes i enver pidhropshit qe internonte familjet me breza per hic gje dhe ti we flet per leket e tua qe shtetibpobi shperderon jam i sigurt qe ti ste ka then njeri pune e mbare ndonje dit po kshu do flisni ju bythlepirsat qe ka lon enveri mrapa yttt rrac e keqe tani e doni te gjith emigrimin me ik jasht ae me dal se ateher i denoshit kto qe donin te emigronin

    • Filani: 11/11/2018 05:21

      O tipi, plaku im ka bere 27 vjet burg per arsye vetem se donte te ikte jasht shtetit tani te dy prindrit me kan vdekur, ti thua gabime, ca gabime kan bere

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë