SHKODËR­ - Policia e Shkodrës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në 25 shkurt të këtij viti, ku si pasojë e një grabitjeje mbeti viktimë shtetasja A.H.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar mbesën e të moshuarës, e akuzuar për vrasjen me qëllim grabitjen e disa bizhuterive si dhe një 27­vjeçar nga Tirana si bashkautor në këtë krim.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur me datë 25.02.2015, ndërsa janë arrestuar Erando Qatipi 27 vjeç, banues në Tiranë dhe Gjoana Hila, (mbesa e viktimës), 32­ vjeç, banuese në Tiranë.

“Pas një pune të mirfilltë hetimore dhe profesionale të bërë nga Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes së ndodhur më datën 25.02.2015 në qytetin e Shkodër që bën fjalë për vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen. Si rezultat i kësaj pune, më datë 22.05.2015, u bë ekzekutimi i Urdhërave të ndalimit të lëshuara nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër për shtetasit Erando Qatipi dhe Gjoana Hila” thuhet në njoftimin e policisë. Policia ka sqaruar se të arrestuarit janë autorë të dyshuar të vjedhjes me dhunë me pasojë vdekjen e shtetases A. H," - thuhet në njoftimin e policisë. 

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)