Zbatohet vendimi, Kosova ndalon
hyrjen e disa zyrtarëve serbë

Zbatohet vendimi, Kosova ndalon<br />hyrjen e disa zyrtarëve serbë
Hapat e fundit të Qeverisë kosovare që kanë të bëjnë me ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në territorin e Kosovës, kanë alarmuar medie të Beogradit.
 
Gjithnjë duke iu referuar këtyre hapave, B92 shkruan se Prishtina tashmë ka hartuar një listë të zezë për ndalimin e hyrjes së zyrtarëve serbë në territorin e Kosovës.
 
Sipas kësaj agjencie, çdo gjë ka filluar të shtunën e shkuar, më 9 prill, kur u arrestua ish – gjenerali Milovan Bojoviq të cilit pastaj iu shqiptua masa e sigurisë 30 ditë paraburgim.
 
Pas kësaj u kumtua se MPB e Kosovës do të arrestojë liderin e Partisë radikale serbe Vojislav Sheshel nëse hyn në Kosovë.
Kulmi i tensioneve, siç i cilëson B92 hapat e fundit të Kosovës, është vendimi për ndalimin e hyrjes së shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë Ljubisha Dikoviq në Kosovë.
 
Po dje, nga partia e Aleksandar Vuçiçit, u tha se drejtorit të Zyrës për Kosovën Marko Gjuriqit i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Disa çaste më vonë koalicioni parazgjedhor serb Dveri-DSS ka njoftuar se po kjo masë i është shqiptuar funksionarit të lëvizjes Dveri Boshko Obradoviqit.
 
Këto ngjarje konstaton B92, do të krijojnë tension edhe më të madh në marrëdhëniet Beograd - Prishtinë, përfaqësuesit e të cilëve edhe më tej zhvillojnë dialog në Bruksel edhe pse çdo gjë është në pikëpyetje , marrë para sysh se takimi i fundit është mbajtur në janarin e këtij viti.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011