Zbaviste fëmijët e traumatizuar
nga lufta në Aleppo,vritet kllouni

Zbaviste fëmijët e traumatizuar<br />nga lufta në Aleppo,vritet kllouni
Një punonjës social i cili vishej si klloun për të zbavitur fëmijët e traumatizuar dhe të pashpresë në qytetin sirian të shkatërruar nga lufta, Aleppo, është vrarë nga një sulm ajror.
 
Forcat qeveritare kanë bombarduar lindjen e Aleppos, sidomos pas fushatës së javëve të fundit për të rimarrë totalisht kontrollin e qytetit nga rebelët. Rreth 250 mijë njerëz thuhet se jetojnë nën rrethim, mes të cilëve 100 mijë janë fëmijë.
 
Sipas raportimeve zyrtare, në Aleppo nuk ka mbetur asnjë spital funksional, ndërkohë që edhe rezervat ushqimore janë mbaruar.
 
Al Basha ndërroi jetë pas një sulmi ajror të së martës në periferinë Mashhad, raporton agjencia e lajmeve “Associated Press”. “Ai jetonte për t’i bërë fëmijët të qeshnin dhe të ishin të lumtur, pikërisht në vendin më të errët dhe më të rrezikshëm të botës”, tha Mahmoud al-Basha, i cili u identifikua si vëllai i Anasit.
 
“Anas refuzoi të largohej nga Aleppo dhe vendosi të qëndronte atje për të vijuar punën si vullnetar, për të ndihmuar civilët dhe për të dhënë dhurata për fëmijët e mbetur rrugëve, në mënyrë që t’iu jepte paksa shpresë”, shton më tej ai.
 
Prindërit e Bashës u larguan nga qyteti përpara se forcat qeveritare të Assadit të nisnin rrethimin e Aleppos në korrik. Ai ishte martuar vetëm dy muaj më parë, ndërkohë që bashkëshortja e tij mbetet ende e bllokuar në enklavën e rebelëve.
 
Mbikëqyrësja e Bashës, Samar Hijazi tha për “Associated Press” se do ta kujtonte atë si një mik të mirë që e dashuronte punën me fëmijët.
 
“Ai dëshironte të luante skeçe për fëmijët, për të thyer muret mes të rriturve dhe atyre. Të gjithë ne kemi mbetur të shokuar, por duhet të gjejmë forcë për t’i dhënë mbështetje psikologjike të gjithëve, e për të vazhduar punën tonë”, shtoi Hijazi.
 
Ofensiva qeveritare është shoqëruar me bombardime të paprecedentë gjatë javëve të fundit, duke lënë me qindra civilë të vdekur dhe duke shkaktuar largimin e mbi 25 mijë të tjerëve nga shtëpitë e tyre.
 
Të mërkurën, një zyrtar i lartë i OKB-së paralajmëroi se qyteti rrezikonte të bëhej një “varrezë masive gjigante”.

[gallery]19983[/gallery]
Vëllain tim e vranë rusët dhe regjimi
"Rusët dhe regjimi vranë vëllain tim". Kjo është ushtima e dhimbjes së vëllait të kllounit Anas al-Basha, i cili humbi jetën nënrrënojat e Aleppos së bombarduar. “Ai jetonte për t’i bërë fëmijët të qeshnin dhe të ishin të lumtur, pikërisht në vendin më të errët dhe më të rrezikshëm të botës”, tha Mahmoud al-Basha, i cili u identifikua si vëllai i Anasit.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës