Cështja e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale në SHBA  gjatë vitit 2016 vijon të trazojë politikën e brendshme amerikane ndërsa cdo ditë e më shumë detaj të reja dalin në dritë.

Agjensia e Sigurisë Kombëtare në SHBA nxjerr në dritë detaje  të reja ku tregohet se hakerat rusë kanë sulmuar një nga furnizuesit e softëare për zgjedhjet presidenciale, përpara mbajtjes së tyre nëntorin e kaluar.

Dhe për rrjedhje e informacionit  është inkriminuar një punonjëse e qeverisë federale.25 vjecarja  akuzohet se ka  publikuar informacione të klasifikuara.

Raporti i klasifikuar i agjensisë analizon informacionet e inteligjencës  sipas së cilës hakerat  kanë tentuar për një muaj  të prekin disa elementë të infrastrukturës së sistemit elektoral në SHBA.

Dyshohet se hakerat rusë  kanë dërguar emaile edhe shumë prej funksionarëve të zgjedhjeve.

Sidoqoftë, nga të njëjtat dokumenta nuk rezulton që ndërhyrja të ketë pasur një efekt tek rezultati i votimeve. 

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com