Zbulime në thellësi të detit/ Muzeu Arkeologjik i Durrësit mirëpret dhjetra objekte nga zbulimet nënujore…( VIDEO)

TIRANË- Që nga viti 2018 arkeologët nënujorë kanë zbuluar pranë brigjeve të Durrësit dhjetra objekte me vlerë, që tashmë i përkasin trashëgimisë sonë kulturore, ndërsa zbulimet vazhdojnë, ku kohët e fundit gjetjet e tjera kanë qenë mjaft të rëndësishme.

Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ diskutuam më tepër me përfaqësuesen e Bashkisë Durrës Floreta Kërtusha, për zbulimet e fundit dhe zonat në të cilat janë bërë zbulimet.

Dy zonat me potencial më të madh arkeologjik janë zona e Currilave dhe zona e Kepit të Rodonit. Deri më tani janë bërë 31 gjetje arkeologjike në zonën e Currilave dhe 57 gjetje arkeologjike në zonën e Kepit të Rodonit.

“ Ka pasur edhe një kërkim të mëparshëm, e cila na coi në këto dy zona pilote,për të zhvilluar më tej kërkimet tona. Në pjesën veriore të Kepit të Rodonit janë gjetur gjurmë që datojnë që në shekullin e katërt para Krishtit dhe vazhdojnë deri në mesjetë,e cila është një gjë shumë e rëndëishme për qytetin tonë, e cila dëshmon edhe njëherë shkëmbimet tregtare në zonën e Kepit të Rodonit,’’ tha ajo.

Por çfarë kanë arritur të zbulojnë arkeologët deri më tani ?

''Janë amfora, janë disa mbetje të tjera artiktektonike, janë gjetur material ndërtimi, dhe këto materialet e ndërtimit në zonën e Kepit të Rodonit dhe amforat tregojnë që forma e Kepit të Rodonit ka qenë nëj formë shkëmbimi, pra një zonë  rëndësishme ekonomike për kohën sepse bënte të mundur shkëmbimet tregtare. Ndërkohë edhe në zonën jugore të Kepit të Rodonit kemi amfora të cilat datojnë në periudhën e Perandorisë Romake'' tha ajo.

Një tjetër zbulim i rëndësishëm është edhe zbulimi i Limanit, që tashmë dihet me  koordinata, dhe tashmë e dimë se ku ka qenë ky port i vogël i asaj kohe, që tashmë ndodhet nën ujë:

‘’Ndodhet tek zona ku është Sfinksi pak më në të djathtë, aty është i pozicionuar dhe nuk kemi dot idenë e një porti sic e kemi sot. Është një Liman i vogël i cili në atë kohë shërbente shumë si një nyje strategjike për shkëmbime të rëndësishme’’ përfundoi ajo. 

Të gjitha këto gjetje arkeologjike, për disa prej të cilave është bërë edhe një trajtim paraprak, shërbejnë për përgatitjen e pavionit të dedikuar arkeologjisë nënujorë në Muzeun Arkeologjik. Kjo konsiderohet një mënyrë shumë e mirë sipas ekspertëve për promovimin e destinacioneve turistike të valorizuara në zonën e Adrion-it.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë