Zbulimet arkeologjike, dalin në pah rrënojat e shekullit të V dhe të VI në Gjirokastër
Zbulohen mbetje arkeologjike të shekullit V dhe të VI në Gjirokastër. Misioni i arkeologëve Shqiptaro-Italian ka nxjerrë në pah objekte, të cilat janë me rëndësi të veçantë për historinë e vendit tonë.
Misioni i radhës arekeologjik i ndërmarrë nga specialistët italianë së bashku dhe me ata shqiptarë në sitet arkeologjike në rajonin e Gjirokastrës, ka nxjerrë në pah zbulime të tjera, të cilat kanë një rëndësi mjaft të veçantë. Kryesuesi i këtij misioni Roberto Perna nga Universiteti i Maceratës në Itali, ka nxjerrë konkluzionet e misionit të fundit, i cili nisi në qershor të këti viti dhe u finalizua tre ditë më parë.
Në fokus të këtij misioni, përveçse Teatrit të Hadrianopolit, kanë qenë edhe site të tjera që ndodhen në Luginën e Drinos, si në Paleokastër apo dhe në Melan. Për profesor Roberto Perna, zbulimi i fundit ishte në sitin e Paleokastrës ku gjatë punimeve, u zbulua një pllakë e vecantë që i përkiste shekullit të V apo të VI ku ishte shkruar emri i kishës së fshatit.
Ky vit ishte i rëndësishëm për misionin tonë mbështetjen na e dha Ministria e Jashtme e Italisë. Siti i parë ku u punua me misionin italo-shqiptar në bashkëpunim me profesor Bërzhitën drejtorin e Institutit të Arkeologjisë në Tiranë, ishte siti i Palokastrës një sit shumë i rëndësishëm me vlera të jashtëzakonshme jo vetëm për arkeologjinë por edhe për turizmin. Gjatë gërmimeve dhe investigimeve në Palokastër, një gjetje e vecantë ka qenë një pllakë me një dedikim në kishën paleokristiane të shekullit të V dhe të VI ku është shkruar emri i kësaj kishe. E veçantë për këtë vit ka qenë rilevimi i fortifikimeve të periudhës helenistike dhe bizantine në Melan çka kanë vlera të jashtëzakonshme për turizmin. Pra përveç Hadrianopilit, u shtua edhe Melani, një sit me vlera të jashtëzakonshme për turizmin.
Roberto Perna drejtues i punimeve
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/5b6b0c01696deroberti per foto brenda lajmit.jpg)
Ekspeditat italo-shqiptare në sitet e Luginës së Drinos, kanë startuar gati 10 vjet më parë dhe kanë zbuluar objekte identifikuese të periudhës së hershme të Bizantit dhe Helenizmit.
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?
-
Po
53.6%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 7854
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ 19 vite në UNESCO, Gjirokastra qyteti muze të merr frymën me shikimin e parë
15 Korrik, 14:49
-
Në luftë me flakët që prej orëve të para të mëngjesit, shuhet përfundimisht zjarri në Malin e Gjerë
12 Korrik, 18:45
-
Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 3 vatra aktive në Delvinë, Gjirokastër dhe në Liqenet e Lurës
12 Korrik, 10:01
-
Dy vatra zjarri aktive në vend/ Në Dropull, flakët rrezikojnë fshatin Terihat! Në Delvinë u riaktivizuan sot në mesditë, në ndihmë 2 avionë nga Greqia
11 Korrik, 15:39
-
Vrau bashkatdhetarin në Greqi në 2010 dhe trupin ia hodhi në një vend të shkretë, arrestohet pas 14 vitesh Dritan Hoxha
11 Korrik, 10:37
-
Gjirokastër/ Zjarr në fshatin Humelicë, dyshohet i qëllimshëm! Forcat zjarrfikëse në ‘luftë’ me flakët
10 Korrik, 14:04
-
Gjirokastër/ Kultivonte cannabis sativa në oborrin e banesës, 1 në pranga
10 Korrik, 10:44
-
Zjarri në Dropull/ Digjet në trup efektivi zjarrëfikës! Cara: Të gatshëm të bëjmë gjithçka për shërimin e tij
9 Korrik, 21:02
-
Zjarret në Dropull e Grapsh, s’ka më rrezik për banesat! Vijon flakët në Qafë Muzinë, pritet të mbërrijnë dy helikopterë nga Greqia (VIDEO)
9 Korrik, 13:49
-
Zjarr në fshatin Frashtan të Dropullit! Ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve
8 Korrik, 18:33
-
I dënuar për plagosje me dashje, arrestohet i riu në Kakavijë
7 Korrik, 12:40
-
Gjirokastër/ Përmbyset mjeti i tonazhit të rëndë në fshatin Qesarat, ndërron jetë shoferi
7 Korrik, 12:06