Zbulimi amerikan: Agjentë kinezë po shenjestrojnë ekipin e Biden

Zbulimi amerikan: Agjentë kinezë po shenjestrojnë  ekipin e Biden

Foto ilustruese

Agjentët kinezë kanë shtuar përpjekjet e tyre për të ndikuar në administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Joe Biden.

William Evanina, nga Zyra Amerikane e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, tha se kinezët po përqendroheshin gjithashtu te njerëzit e afërt me ekipin e Biden.

Në diskutimin virtual të së mërkurës në Aspen Institute, Evanina, tha se Kina ishte përpjekur të përzihej në përpjekjet e SHBA për të zhvilluar një vaksinë kundër koronavirus dhe në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Ditën e djeshme u njoftua po ashtu se më shumë se 1000 kërkues shkencorë kinezë janë larguar nga SHBA, ndërkohë që autoritetet amerikane kanë ndërmarrë një operacion kundër vjedhjeve teknologjike, siç njoftoi të mërkurën John Demers, zyrtar për sigurinë kombëtare pranë Departamentit të Drejtësisë.

Një zyrtar i Departamentit të Drejtësisë tha se kërkuesit shkencorë, të cilëve u referohej zoti Demers, nuk ishin të njëjtët që u përmendën në shtator nga Departamenti i Shtetit, kur u njoftua se SHBA nuk u kishte miratuar vizat më shumë se 1,000 shtetasve kinezë, në kuadër të një mase presidenciale për të mos lejuar studentë e ekspertë që konsideroheshin si kërcënim sigurie.

Kina e cilësoi masën e fundit si persekutim i hapur politik dhe diskriminim racor që shkel seriozisht të drejtat e njeriut.

Gjithashtu gjatë fushatës zgjedhore Biden dhe Presidenti Donald Trump akuzuan njëri-tjetrin për marrëdhëniet me Pekinin dhe ndikimet në politikën vendase.

Trump u përqendrua në marrëdhëniet e biznesit të djalit të rivalit të tij Hunter Biden në Kinë, ndërsa kandidati demokrat theksoi llogarinë bankare kineze të Trump.

Marrëdhëniet midis dy vendeve janë tensionuar dukshëm muajt e fundit në lidhje me tregtinë, koronavirusin dhe Hong Kongun.  Presidenti Donald Trump akuzoi Kinën e Presidentit Xi Jinping për përhapjen e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur