Zbulimi, Basha gjen në Thesar
milionat e Edi Ramës

TIRANË - Në muajin gusht të 2011-ës, drejtuesit e rinj të bashkisë së Tiranës, lëshuan alarmin se në arkën e bashkisë kishin gjetur vetëm 140 milionë lekë, të cilët nuk mjaftonin për të mbuluar as pagat e muajit deri në fund të vitit. Drejtuesit e rinj, nuk ngurruan ët akuzojnë paraardhësin e tyre, Edi Ramën se e kishte harxhuar gjithë fondet për fushatën elektorale. Por duket se në këtë deklaratë të bërë asokohe, nuk ka pasur të vërteta. Kjo pasi, në mbledhjen e këshillit bashkiak të Tiranës, që do të mbahet me datë 1 mars, këshilltarëve do u kërkohet që të firmosin edhe një projektvendim që parashikon që buxhetit të Tiranës për vitin 2012, t'i shtohen edhe 357 milionë lekë të reja të papërdorura gjatë vitit 2011 dhe që janë gjetur në degën e Thesarit. Në relacionin që shoqëron projektvendimin nr.643 sqarohet se këto fonde janë 'gjetur' pasi është miratuar buxheti i 2012 dhe i përkasin transfertës së pakushtëzuar si dhe donacioneve të ndryshme. Projektvendimi që u është shpërndarë dje të gjithë këshilltarëve, detajon edhe zërat e rinj se si do të rishpërndahen këto para të gjetura për buxhetin e 2012.

(Shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të Shqiptarja.com)


(aq/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës

Atentati në Tiranë, Report Tv në vendin ku ndodhi vrasja e pronarit të mobilieriës 'Ferdinand': Në rrugë ka ende copa xhamash të makinës së viktimës